ASH – AAA kërkon që pastrimin e gjyqësorit në RMV ta zbatojë komuniteti ndërkombëtar

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka reaguar ndaj paralajmërimeve të kryeministrit, Zoran Zaev për pastrim të sistemit gjyqësor.  Elmi Aziri nga ky koalicion, në një deklaratë dhënë për mediat, tha se subjekti të cilit ai i përket nuk beson se Qeveria aktuale mund t’i zbatojë reformat e paralajmëruar në gjyqësor, shkruan Portalb.mk.

“Kemi reterime të dukshme dhe të thella nga deklarimet fillestare, veçanërisht nga deklarimet që ishin parazgjedhore. Në Maqedoninë e Veriut 30 vite që kemi një interaksion në mes të politikës dhe gjyqësorit dhe është e paimagjinueshme dhe jokredibile të besohet se, garnitura e Qeverisë do të ketë gatishmëri dhe kapacitet për të pastruar gjyqësorin. Gjyqësori në Ballkan në përgjithësi dhe në Maqedoninë e Veriut në veçanti pastrohet vetëm nën një mbikëqyrje të rreptë dhe shumë aktive të një ekipi të njerëzve që do të formohet nga Bashkimi Evropian dhe ShBA”, deklaroi Aziri.

Ai tha se, deklaratat e Zaevit flasin më tepër për mosgatishmërinë e Qeverisë për të zbatuar këtë procesi. Ndërkohë, u shpreh se vetin duhet të zbatohet nga një ekip ekspertësh nga BE dhe SHBA.

“Të gjitha deklarimet e kryeministrit Zaev janë për të blerë kohë të shprehin mosgatishmërinë e tij për të bërë diçka serioze në këtë drejtim .Është një tentativë për manipulim. Do të duhet që të vjen një mision i Bashkimit Evropian dhe i SHBA-së për drejtësi që do të bëjnë veting real të sistemit të gjyqësisë në Maqedoninë e Veriut, i cili do të duhej të fillonte me rishikimin e shumë proceseve të montuara politike”, deklaroi ai.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dje gjatë një konferencë për media, prezantuar “aksionin 2021”, përkatësisht projektet që Qeveria do t’i ndërmerr gjatë vitit të ardhshëm e që kanë të bëjnë me reforma thelbësore në vend. Prioriteti i parë që gjendet në listën e përpiluar të projekteve në kuadër të këtij plani, është pastrimi i gjyqësorit, gjë që është paralajmëruar edhe në fillim të mandatit të Qeverisë. Zaev tha se aksioni për pastrimin e gjyqësorit do të zhvillohet në faza, ndërsa theksoi se do të rishikohen dosjet e gjykatësve dhe se çdo gjykatës do të vlerësohet për punën që ka për në fushën e tij.

“Në aksionin 2021, kemi përfshirë 10 prioritete ndërsa numër 1 në listë është pastrimi i gjyqësorit. Modeli i pastrimi apo filtrimit është në fazën përfundimtare. Në të kanë punuar fillimisht përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor, Këshillit të Prokurorëve Publik, me mbështetjen e opinionit akademik dhe pikërisht ata do të jenë që do të miratojnë modelin që vet e kanë krijuar dhe do ta zbatojnë. Do të rishikohen dosje të plota, çdo gjykatës do të vlerësohet, do të ketë listë të kritereve që do të shqyrtohen për të gjithë gjykatësit, si kanë udhëhequr procedura, si kanë paraqitur dëshmitë, si janë dëgjuar dëshmitarët, posaçërisht në pjesën e procedurave të caktuara në lëndët e caktuara të cilat u vjetërsuan me prolongim. Do të iniciojmë ndryshime ligjore, në bazë të së cilit Prokuroria Publike do të duhet të njoftojë opinionin në mënyrë të rregullt dhe vazhdimisht për punën e saj dhe për lëndët për të cilat ka interes të posaçëm publik. Këtu para së gjithash mendoj së lëndët e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, deklaroi dje Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button