Borisov: Shpresoj se vitin e ardhshëm do të gjejmë zgjidhje të përbashkët për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov sot deklaroi se shpreson që vitin e ardhshëm do të gjendet zgjidhje e përbashkët për vazhdimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Borisov këtë e tha në seancën e Qeverisë bullgare në të cilën u miratua vendimi që çdo sasi e vaksinave kundër Covid – 19, e cila mbërrin në atë shtet, një sasi e caktuar të jetë e dedikuar për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe ajo të jetë në formën e donacionit. Në seancën me ftesë të Borisovit dhe ministrit të Shëndetësisë, Kostadin Angellov, mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, transmeton Portalb.mk.

“Këtë e bëjmë me zemër të pastër pa asnjë qëllim të fshehur, e bëjmë për fqinjët tanë më të afërt. Shpresoj se vitin e ardhshëm me Zaharievën dhe Karakaçanovin do të gjejmë zgjidhje të përbashkët për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ashtu siç e mbështetëm edhe për NATO-n. Kështu që, nuk ka ndodhur asgjë tragjike, është çështje politike nga të dyja palët që të arrijmë aty”, deklaroi Borisov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button