RMV, këtë vit kemi shkallën më të ulët të gripit sezonal, nuk përjashtohet që edhe pacientët me kovid-19 të kenë grip, thotë epidemiologu Danillovski

Mund të ndodhë që të mos ketë kulm të gripit këtë sezon, ka më shumë të ngjarë që të kemi vetëm një rritje të lehtë të numrit të rasteve, thotë për SDK epidemiologu Dragan Danillovski, i cili është gjithashtu drejtuesi i Institutit të Epidemiologjisë dhe Biostatistikës. Këtë vit është vërejtur numër më i ulët në vitet e fundit i paientëve të regjistruar me grip, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave më të fundit të Institutit për Shëndet Publik, në sezonin 2020/2021 numri i përgjithshëm i pacientëve është 288 ose 45.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar dhe 63.9% më pak se lakorja tipike sezonale.

Sezoni gripit i fillon në nëntor, ndërsa kulmin e ka diku në janar dhe shkurt. Sot kemi numrin më të ulët të pacientëve me grip në vitet e fundit, por, thotë profesor Danillovski, duhet të jemi të vetëdijshëm se ka shumë të ngjarë që shumica  e kanë kaluar të regjistruar, së bashku me një numër të madh pacientësh me kovid-19 të paregjistruar. Nuk përjashtohet që shumë raste të kovidit në të njejtën kohë të kenë pasur edhe grip. Në fakt, shton ai, numri i saktë nuk dihej më parë, sepse një numër i madh as nuk kanë telefonuar te mjeku për shkak të simptomave të lehta.

“Këtë sezon, gripi ka humbur përparësinë e tij midis sëmundjeve të frymëmarrjes. Edhe pse kulmi zakonisht ndodh në janar dhe shkurt, sidoqoftë, mund të ndodhë që të mos ketë kulm. Përndryshe, në hemisferën jugore, ku ka kaluar sezoni i gripit, nuk ka pasur ‘kulm’ të gripit. Pse është ashtu? Me sa duket sepse masat kundër kovid-19 parandaluan përhapjen e gripit. Më tej, ka të ngjarë që shumë raste nuk janë zbuluar dhe regjistruar fare. Ekziston besimi që në pjesë e tyre ndhen në mesin e rasteve kovid. Këtu, para së gjithash, mendoj për rastet me simptoma të lehta, të cilët fare nuk kanë kotaktuar mjekun amë. Ndoshta ekziston një numër i caktuar me  infeksion të dyfishtë, por nuk mund ta dimë një gjë të tillë”, tha Danillovski, i cili ka qenë gjithashtu ish-ministër i Shëndetësisë.

Sipas tij, do të jetë interesante sikur ndonjë ditë pas pandemisë të bëhet studim epidemiologjik për gripin sezonal, për të përcaktuar antitrupat kundër virusit të gripit te qytetarët që kanë pasur kovid-19.

I pyetur të shpjegojë nëse gripi sezonal dhe kovid-19 përhapen ndryshe në një vend me mbi 20 mijë persona aktiv të sëmurë nga kovid-19, dhe nëse do të ishte gjithashtu i ulët numri i të sëmurëve nga gipi po të mbanim maskë edhe më herët, epidemiologu Danillovski thotë se një studim konfirmoi diçka që ishte supozuar që nga fillimi i pandemisë. Gjegjësisht, thotë ai, që në fillim ishte bërë një analogji me gripin, përkatësisht që formimi i zinxhirit të infeksionit ndodh në mënyrë homogjene (në mënyrë të barabartë) në të gjithë popullatën. Por, kështu është te gripi.
“Te Kovid-19 u provua se të ishte e pasaktë. te ai, ekziston transmetim heterogjen (i pabarabartë), që do të thotë se vetëm një pjesë e vogël e të infektuarve (rreth 20 përqind) janë përgjegjës për infektimin e 80 përqind të personave të ndjeshëm. Ata janë të ashtuquajturit superpërçuesit. Pjesa tjetër e mbetur, prej 80 për qind e transmetojnë virusin vetëm në 20 për qind të personave të ndjeshëm. Prandaj duhet të identifikohen strategjitë e kontrollit të epidemisë / pandemisë për ato super përçues. Këta janë zakonisht njerëz që kanë jetë shoqërore intensive. Ata vazhdimisht lëvizin në vende ku mblidhen shumë njerëz në një hapësirë ​​të vogël, restorane, bastore, por edhe në shtëpi private, ahengje… Pra, poenta e strategjisë duhet të jetë ulja e dinamikës së lëvizjes së tyre. Ose thënë ndryshe, më shumë efekt do të ketë strategjia me masa të përqendruara kryesisht në fusha me rrezik të lartë, sesa masa të përgjithshme, globale. Kuptohet, kur sëmundja është e përhapur në komunitet, vetëm masat e synuara nuk do të kenë shumë efekt. Përndryshe, keni të drejtë, nëse do të kishim mbajtur maska ​​para pandemisë Kovid-19, do të kishim pasur një numër shumë më të ulët të rasteve të gripit. Mbajtja e maskave dhe mbajtja e distancës ishin masat themelore për parandalimin e përhapjes së gripit gjatë pandemisë në vitet 1918-1920”, tha Danillovski.

Shkalla e gripit sezonal është në rënie në të gjithë botën. Në hemisferën jugore, thotë ai, për shembull në Australi, nuk është regjistruar fare valë sezonale.

Një pjesë e madhe e mediave botërore raportojnë që numri i njerëzve të sëmurë nga gripi sezonal ka rënë kudo, dhe kjo është për shkak të masave kundër kovid-19, si dhe vaksinimit.

Sipas artikullit me titull “Si Kovid-19 ndryshoi sezonin e gripit dhe të ftohtit”, në ueb-faqen “Nature”, që nga fillimi i pandemisë në Shtetet e Bashkuara numri i rasteve ka rënë me 61% në krahasim me vitet e mëparshme, kurse edhe në Australi, Kili dhe Në Afrikën e Jugut, gjithsej 51 raste janë regjistruar nga 83 mijë teste.

“Dëshiroj t’u bëj thirrje qytetarëve që të tregojnë se kanë nivel të lartë të vetëdijes gjatë festave që vijnë. Dhe nëse nuk mund të përmbahen nga shoqërimi, një gjë e tillë të jetë me shumë kujdes. Sepse, nëse nuk kujdesen për shëndetin e tyre personal, atëherë të paktën të tregojnë shqetësim për shëndetin e më të moshuarve dhe anëtarëve të sëmurë kronikë të familjeve të tyre, sepse ata shumë lehtë mund ta sjellin virusin në shtëpi”, thotë  Danillovski.

Ministria e Shëndetësisë siguroi vaksinë katëvalente falas prej 40,000 dozash, e destinuar për grupet prioritare të popullsisë. Vaksinimi kundër gripit sezonal për sezonin 2020/2021 filloi më 10 nëntor. Sipas të dhënave nga Administrata Shëndetësore Elektronike, nga fillimi i vaksinimit, deri më 13 dhjetor, gjithsej 15,839 njerëz nga kategoritë e rrezikut u vaksinuan me vaksina falas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button