fbpx

Jemi të sigurt se vaksina jonë është efektive edhe ndaj variantit të ri të koronavirusit, tha shefi i BioNTech

Kompania farmaceutike gjermane Biontek është e bindur se vaksina e saj kundër koronavirusit, e zhvilluar në bashkëpunim me Pfizer, është gjithashtu efektive kundër variantit të ri të virusit, zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar, por do të bëhen kërkime të mëtejshme për ta konfirmuar këtë, njofton Portalb.mk.

Përhapja e mutacionit deri më tani ka qenë e kufizuar kryesisht në Londër dhe në jug-lindje të Anglisë, por ka shkaktuar shqetësim ndërkombëtar, me më shumë se 40 vende në botë që tashmë kanë ndaluar fluturimet ose ndërprerë udhëtimet me Britaninë. Deri më tani nuk ka asnjë provë që varianti i ri shkakton sëmundje më serioze ose vdekshmëri më të lartë.
“Për momentin, nuk e dimë nëse vaksina jonë ofron mbrojtje edhe ndaj këtij varianti. Por, parë shkencërisht, ka shumë të ngjarë që reagimi imunitar nga vaksina të trajtojë edhe variante të reja të koronavirusit”, tha shefi ekzekutiv i Biontech Ugur Shahin, një ditë pasi vaksina e tyre u miratua nga Bashkimi Evropian.

Ai thotë se proteinat në llojin britanik janë 99% të njëjta me variantet e tjera.

“Kjo është arsyeja pse ekziston besim shkencor se vaksina do të jetë efektive. Por, atë do ta dimë pasi të bëjmë eksperimente dhe do të na duhen dy javë për të marrë të dhënat. Por gjasat janë shumë të mëdha që vaksina të funksionojë”, tha Shahin

Sipas tij, nëse ka nevojë për të bërë ndryshime në vaksinë për shkak të llojit të ri, do të duhen rreth gjashtë javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button