fbpx

Bullgaria një pjesë të vaksinave të saj anti-kovid, do t’ia dhurojë Maqedonisë së Veriut

Republika e Bullgarisë një pjesë të secilës dërgesë të vaksinave kundër Kovid 19, të cilat i ka blerë direkt nga prodhuesit do t’ia dhurojë Maqedonisë së Veriut. Kjo u vendosur këtë mëngjes në seancën e Qeverisë në Sofje, ku mori pjesë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, informoi Ministria e Shëndetësisë. Me këtë vendim, vaksinat kundër Kovid-19 do të mbërrijnë në vendin tonë në të njëjtën kohë si në vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, njofton Portalb.mk.
Ministri në Sofje ka shkuar me ftesë të Kryeministrit Bojko Borisov dhe Ministrit të Shëndetësisë Kostadin Angelov.
“Në seancën e sotme, Qeveria e Republikës së Bullgarisë solli vendim që nga secila sasi e vaksinave kundër Kovid 19, e cila mbërrin në Republikën e Bullgarisë, një shumë e caktuar të jetë e destinuar për qytetarët tanë edhe atë, të jetë në formën e një donacioni. Me këtë ne praktikisht u qasemi vaksinave me të njëjtën dinamikë kohore me të cilën u qasen vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Bullgaria, si anëtare e BE-së, kishte privilegjin të negocionte drejtpërdrejt me një numër prodhuesish. Falë këtij akti miqësor, me këtë donacion për shkurt kohë do të fillojmë procesin e vaksinimit dhe do të lehtësojmë qasjen në vaksina në mënyrë që të mund të vaksinojmë 60 deri në 70% të popullsisë”, tha Ministri Filipçe.

Sipas informacioneve nga autoritetet shëndetësore në Republikën e Bullgarisë, në fillim në Sofje do të mbërrijë vaksina, pastaj Moderna, pastaj Astra Zeneka.

“Kemi diskutuar tashmë edhe për detajet teknike në lidhje me shpërndarjen, besoj se në të njëjtën kohë me vendet e BE-së, do të marrim një pjesë të vaksinave”, tha Filipçe.

Përveç përmes donacionit nga Republika e Bullgarisë, vendi ynë gjithashtu siguroi vaksina përmes mekanizmit Kovaks. Bashkimi Evropian ka siguruar 400 milion vaksina për vendet anëtare dhe 100 milion shtesë për vendet që nuk janë pjesë e BE-së, të cilat mund të merren përmes vendeve anëtare. Deri më tani, Polonia dhe Greqia e kanë ofruar këtë lloj ndihme për vendin tonë. Republika e Maqedonisë së Veriut po negocion gjithashtu edhe me prodhuesit për furnizim direkt me vaksina.

Maqedonia e Veriut ka paguar paradhënie për vaksinën kundër Kovid 19, me çka është siguruar garanci bankare se do të paguhet shuma e plotë për blerjen e 833,000 vaksinave, për rreth 400,000 qytetarë. Përveç përmes mekanizmit Kovaks, është vendosur kontakti i drejtpërdrejtë me Pfizer dhe AstraZeneka.

Ndryshe marrja ose jo e vaksinës kundër Kovid-19 do të jetë në dorë të qytetarëve të vendosin, gjegjësisht, vaksina nuk do të jetë e detyrueshme. Ndërsa të parët që do të vaksinohen do të jenë punëtorët shëndetësorë, të sëmurët kronik dhe personat më të moshuar se 65-vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button