RMV, Policia vazhdoi aksionin për konfiskimin e mjeteve piroteknike

Policia e Maqedonisë së Veriut në aksionin për parandalimin e përdorimit dhe tregetisë me mjete piroteknike, vetëm në tregun e Bit Pazarit ka arritur të marrë mbi një mijë mjete piroteknike, në aksionin e saj kundër përdorimit të tyre, transmeton Portalb.mk.

“Janë gjetur dhe marrë mbi 1000 pajisje të mjeteve piroteknike, të gjitha në Bit Pazar”, njoftojnë sot nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), duke sqaruar se janë regjistruar edhe 62 shkelje të Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive.

Në fundjavë pikërisht në Bit Pazar janë marrë mbi 2500 mjete të tilla, derisa janë arrestuar 30 vjeçari Q.Sh. dhe 23 vjeçari A.A. Gjithashtu në fundjavë u arrestuan në Tetovë 46 vjeçari R.Sh dhe 20 vjeçari B.A. për shkak shitjes së mjeteve piroteknike, nga të cilët janë marrë rreth 300 mjete të tilla. Në Tetovë, më saktësisht në Reçicë të Vogël u arrestua 41 vjeçari S.M. pasi në objektin e tij janë gjetur 27,594 mjete piroteknike, të cilat u konfiskuan nga policia.

MPB-ja sot raportoi se janë marrë 3,787 mijë mjete të tilla edhe në Sveti Nikollë. Gjithashtu në çantën e qytetarit P.P. nga Manastiri sot janë gjetur gjithashtu 886 mjete piroteknike nga lloje të ndryshme. Ai po kalonte si këmbësor Pikën Kufitare në Dellçevë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button