Një pjesë e marihuanës së vjedhur u zbulua në Haraçinë, tjetra gjendet në Kosovë, paralajmëroi Zaev

Në fillim të muajit dhjetor në Maqedoninë e Veriut u raportua për një vjedhje prej 2 tonë marihuanë nga fabrika për përpunimin e kabanisit. Dyshimet e para të policisë theksojnë se vjedhja është realizuar edhe nga disa qytetarë të Haraçinës, ku edhe është gjetur një sasi e saj, transmeton Portalb.mk.

“MPB-ja po vepron në mënyrë efektive. Një pjesë e asaj që ishte në Vallandovë, në rajonin e Gjevgjelisë, tashmë është zbuluar në zonën e Haraçinës, një pjesë është në Kosovë. Po punohet me shërbimet për t’u zbardhur deri në fund dhe të nxirren para drejtësisë”, deklaroi Zaev në konferencën e sotme për media në lidhje me iniciativën “Aksion 2021”.

Ai gjithashtu premtoi se do të zbardhet edhe rasti i Krushevës, ku dyshohet se në një aferë droge është i përfshirë familjari i zv.ministrit të punëve të brendshme.

Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev, në konferencën e sotme paralajmëroi se në vend do të fillojë debat i gjerë për legalizim të tërësishëm të kanabisit, derisa partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa janë shprehur kundër kësaj nisme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button