RMV, u publikuan fituesit e një milion denarëve dhe 20 mijë denarëve në “TVSH-ja ime, shpërblimi im”

Në kuadër të lojës shpërblyese “TVSH-ja ime, shpërblimi im”, që organizohet nga Lotaria Shtetërore e RMV-së në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike, këtë fundjavë u përzgjodhën 15-të fituesit e 20,000 denarëve dhe fituesi i 1,000,000 denarëve, transmeton Portalb.mk.

Zoran Furnaxhiski nga Berova është fituesi i një milionë denarëve. Vlera e këtij çmimi ishte ulur nga tre milionë denarë në një milionë denarë më herët me qëllimi që rreth 9.7 milionë denarë nga kjo lojë të dorëzohen në fondin e Ministrisë së Shëndetësisë për masat kundër Kovid-19.

Këtë fundjavë janë përzgjedhur edhe 15-të fituesit e 20 mijë denarëve: Draganço Gulevski (Manastir), Danijela Rela (Kumanovë), Vera Janeva (Ohër), Predrag Gjorkovski (Tetovë), Sonja Grozdanovska (Manastir), Risto Traevski (Shkup), Zurije SUlejmani (Tetovë), Mumaer Drpljanin (Shkup), Gezim Magashi (Shkup), Jovanka Gjorgijeska (Kërçovë), Stojan Bozhinovski (Shkup), Naum Apostoloski (Ohër), Nikollçe Stojanoski (Manastir), Natalija Mitreska (Gostivar) dhe Sllobodan Joshev (Negotinë).

Herën e fundit në muajin shtator është bërë përzgjedhja e 15-të fituesve nga 20 mijë denarë. “Qytetarët përmes TVSH-ja Ime#Shpërblimi Im, prej sot skanojnë llogari fiskale për tre herë më shumë shpërblime ditore se sa më herët, gjegjësisht prej sot e deri në fund të vitit çdo ditë do të ndahen 30 shpërblime nga 1,000 denarë”, kishte njoftuar Ministria e Financave në muajin korrik. MF-ja raportoi se 9.7 milionë denarë nga ky projekt tashmë janë dedikuar në luftën kundër pandemisë Kovid-19.

“Deri në fund të vitit, prej gushtit deri në dhjetor, shpërblimet mujore do të vlejnë 20 mijë denarë dhe çdo muaj do të ndahen nga 15 shpërblime”, njoftojnë nga MF-ja, ndërsa sqaroi se në dhjetor do të tërhiqet çmimi për një milionë denarë, dhe jo 3 milionë denarë siç ishte në fillim.

Ndryshe, prej 1 majit, është zvogëluar vlera e shpërblimeve në lojën shpërblyese “TVSH-ja ime #Shpërblimi Im”, si rezultat i vendimit të qeverisë për rishpërndarjen e mjeteve në fondin për menaxhimin me virusin korona. Qeveria kishte kërkuar që “Llotaria shtetërore e RMV-së” mjetet në vlerë prej 4,383,410 denarë t’i destinojë në llogarinë donator të hapur në kuadër të Sekretarit gjeneral të Qeverisë.

Deri më tani është shpallur edhe fituesi i çmimit prej 3 milionë denarëve, Dejan Petkov nga Shtipi. Me propozimin e Ministrisë së Financave, nisi organizimi i lojës shpërblyese ”TVSH-ja ime, shpërblimi im”. Siç thuhet në kumtesën e Qeverisë, realizimi i lojës shpërblyese bëhet me qëllim të forcimit e mëtutjeshëm të disiplinës fiskale, ndërgjegjësimin e qytetarëve për kërkimin e detyrueshëm dhe marrjen e llogarive fiskale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button