Futboll, Shqipëria e 63-ta, Maqedonia e 80-ta

Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll e ka startuar vitin 2013 në vendin e 80-të në rang listën më të re të FIFA-së të publikuar të enjten.

Përparim prej një pozite në krahasim me muajin e kaluar, jep shpresë se do të vijnë ditë më të mira për futbollin maqedonas.

Në grupin kualifikues që gjendet Maqedonia për kampionatin botëror 2014, Kroacia ende gjendet në mesin e 10-të përfaqësuesve më të mira, ndërkohë që kundërshtari i ardhshëm në kualifikimet, Belgjika, është në pozitën e 20-të, kurse më pas pësojnë Serbia (37), Skocia (69) dhe Uels (81). 

Danimarka, seleksion ky që të përzgjedhurit e seleksionuesit Çedomir Janevski do të zhvillojnë ndeshje miqësore me 6 shkurt në arenën “Filipi i dytë” në Shkup, është e rankuar në vendin e 23-të në listën e FIFA-së. Ndërkohë që reprezentacioni i Shqipërisë nuk ka lëvizur asnjë vend krahasuar me një muaj më parë duke ruajtur vendin e 63-të.

Është interesante se nuk ka asnjë ndryshim në dhjetë pozitat e para të renditjes së përfaqësueseve të publikuar nga Federata Botërore e Futbollit. Ashtu siç pritej edhe në klasifikimin e FIFA-s për Kombëtaret për muajin janar 

Spanja qëndron e para, duke lënë pas Gjermaninë dhe Argjentinën e Messit. Kampionët në fuqi të Europës dhe Botës vijojnë të kryesojnë kalsifikimin duke mos patur asnjë rival për ti zbritur nga froni. Ndërkohë Italia qëndron e katërta në rënditje duke lënë pas Anglinë, Hollandën dhe Portugalinë. Kolumbia e Radamel Falcaos qëndron e pesta vetëm një pikë larg axurrëve ndërsa Brazili vijon zbritjen duke u renditur vetëm në vend të 18. 

Lajme të ngjashme

Back to top button