Velija Ramkovski kërkon rigjykim të rastit “Merimanga”

Në Gjykatën e Apelit dje filloi debati publik, ku shqyrtohen ankimimet e të dënuarve në rastin “Merimanga”. Ish pronari i televizionit A1, Velija Ramkovski, dhe të akuzuarit tjerë kërkojnë pezullimin e aktvendimit të parë dhe rigjykim. Avokatët dhe të afërmit e Ramkovskit shpresojnë se ankimimet e tyre do të miratohen.

Në procesin “Merimangë” u akuzuan 23 drejtues dhe themelues të ndërmarrjeve në “Pero Nakov” për fshehje tatimi, larje parash, shoqëim kriminel dhe mashtrim të kreditorëve. Në procedurën e shkallës së parë, Ramkovski fitoi dënim me burg prej 13 viteve, ndërsa të akuzuarit tjerë u dënuan me dënim prej dy deri në shtatë vjet burg. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button