Analizë e ESB-së: Gratë në RMV duhet të inkuadrohen më shumë në masat dhe programet aktive për punësim

Personat e papunësuar, të cilët nuk janë të regjistruar në Agjencinë për punësim janë 55 % të numrit të përgjithshëm të personave të papunësuar në vend dhe ata nuk kanë të drejtë për qasje në masat për punësim, që veçanërisht ndikon mbi gratë. Deri në fund të vitit 2019, shkalla e aktivitetit të popullatës së aftë për punë është17,3 % që është konsiderueshëm më e lartë nga vendet anëtare të BE-së, njofton Portalb.mk.

Gratë janë më pak se gjysma e numrit të përgjithshëm të fuqisë aktive të punës, 39 %. Shteti veçon mesatarisht 0,16% të GDP-së për zbatim të politikave për për punësim dhe përafërsisht 20% të buxhetit për punësim, ndërsa 70% për politika pasive për punësim.

Kjo është larg mesatares së vendeve të BE-së, thuhet në analizën “Qasja e grave në tregun e punës dhe politikat aktive për punësim”, që e përgatiti Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave, ESB, si pjesë e projektit “Jepi prioritet barazisë gjinore”, që financohet nga Bashkimi Evropian.

Në analizë rekomandohet që Agjencia për punësim e RMV-së të zhvillojë dhe të përgatisë udhëzime për inkuadrim të grave në çdo masë, program dhe shërbim aktiv për punësim, si dhe Ministria për Punë dhe Politikë Sociale duhet të bëjë vlerësim të nevojave të grave të papunësuara, pavarësisht a janë të regjistruara apo jo dhe të zhvillojë masa të reja. Sipas ESB, nevojitet edhe strategji për reduktim afatgjatë të politikave pasive për punësim, strategji për inkurajim për të papunësuarit që të regjistrohen, si dhe liberalizim i politikave për punësim për ata që nuk janë në sistemin shtetëror.

Nga ESB njoftojnë që Analiza bazohet në të dhënat publike në dispozicion për periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2019, kurse pjesë e të dhënave janë siguruar nëpërmjet procedurës për qasje të lirë tek informatat me karakter publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button