RMV, reformat në arsim: Në shkollë do të mësohet edhe për edukim mediatik, ekologji dhe higjienë

Kryeministri Zoran Zaev, duke mos hyrë në detaje në reformës e paralajmëruar arsimore të parashikuar për vitin e ardhshëm, deklaroi sot se edukimi mediatik dhe digjital, shprehitë për higjienë dhe raporti ndaj natyrës dhe ambientit, do të përfshihen në programin mësimor që nga arsimi fillor, shkruan Portalb.mk.

“Në program do të përfshihen përmbajtje mësimore thelbësore për arsimin e fëmijëve, si edukimi mediatik dhe digjital, higjiena për të cilën e pamë gjatë pandemisë me korona virusin se sa është e rëndësishme dhe ekologjia. Ato nuk do të jenë në llogari të lëndëve të deritanishme mësimore, do të kenë paralelisht edhe gjeografi, histori, kimi, fizikë…”, tha Zaev.

Ndërkohë, opinioni nuk ka informata të mjaftueshme se çfarë do të jenë reformat në arsim të paralajmëruar nga ministrja, Mila Carovska.

Carovska javën e kaluar, tha se është parashikuar gërshetimi i lëndës së historisë në shkencat shoqërore, si dhe biologjia dhe kimia do të integrohen në shkenca natyrore.

Zaev tha se gërshetimi i lëndëve do të thotë efikasitet, reduktim i përmbajtjeve mësimore të cilat aspak nuk u nevojiten.

“Do të përfshihen përmbajtje të cilat do ta formojnë personalitetin e fëmijës. Nuk shpejtojmë, do të ecim ngadalë me reformën në arsim, do të dëgjojmë fillimisht opinionin e ekspertëve, mësimdhënësve, profesorëve, Byronë për Zhvillim të Arsimit dhe të gjithë organet profesioniste kompetente”, tha ai.

Kujtojmë se, Fondacioni Metamofrozis nëpërmjet projektit Krithink, Vërtetmates dhe Shërbimit të verifimit të fakteve, që nga 2012 e ka për qëllim edukimin mediatik të opinionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button