Zaev paralajmëroi dekriminalizim dhe depenalizim të kanabisit

Kryeministri Zoran Zaev, në konferencën e sotme për media për planin qeveritar “aksion 21 – standarde evropiane në shtëpi”, paralajmëroi se, pasi të lejohet eksporti i lules së kanabisit për qëllime mjekësore me ndryshimet e ligjit për kontroll të drogave narkotike, në vend do të fillojë debat i gjerë për legalizim të tërësishëm të kanabisit, transnmeton Portalb.mk.

“Është e saktë ajo që e flasin aktivistët e sektorit civil. Nuk është në rregull që të shkohet në burg për shkak se ka përdorur gjysmë gram kanabis natyral për përdorim personal, në një kohë kur veç më gjithkund nëpër botë kjo bimë bëhet legale edhe për veprimtari mjekësore edhe ekonomike. Deri në qershor të vitit 2021 do të hapim debat, ndërsa më pas procesi do të shkojë në Kuvend”, tha Zaev.

Ai paralajmëroi se Kuvendi është i gatshëm t’i miratojë ndryshimet e propozuara ligjore për të cilat tha se kanë pasur bllokadë të caktuar në periudhën e kaluar.

“Nëse atë e bëjmë deri në fund të këtij viti, vitin e ardhshëm presim mbi 250 milionë euro të ardhura nga prodhimi i kanabisit për qëllime mjekësore. Ajo do të stimulojë hapjen e shumë vendeve të reja të punës të paguara. Në vitin 2021 planifikojmë ta zgjerojmë listën e diagnozës për të cilat është e lejuar mjekimi me kanabis mjekësor dhe të sigurojmë dekriminalizim dhe depenalizim të kanabisit për sasi të vogla për përdorim personal. Sepse, kuptohet, policia do të vazhdojë me aksionet e saja të fuqishme kundër krimit dhe tregtisë me drogë, për të cilat jemi dëshmitar të sukseseve të përditshme, për çka dua ta përgëzoj ministrin e Punëve të Jashtme”, deklaroi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button