RMV, Biologjia, Kimia dhe Fizika, të kombinuara në lëndën Shkencat natyrore do të mësohen në module të veçanta

Me konceptimin e ri në arsimin fillor, lënda mësimore Shkenca natyrore, në të cilën do të integrohen lëndët Biologji, Kimi dhe Fizikë, do të jetë e përfshirë dhe mësohet në të gjitha klasat e arsimit fillor, duke filluar nga klasa e parë deri në të nëntën. Nga klasa e shtatë deri në të nëntën ndërkohë, në këtë lëndë do të integrohen përmbajtjet dhe temat mësimore nga tre disiplinat shkencore, shpjegon në video-mesazh, këshilltarja nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, Ivana Mijiq e cila mori pjesë në përgatitjen e konceptit të ri, njofton Portalb.mk.

“Në vetë lëndën mësimore Shkenca natyrore, nga klasa e shtatë në të nëntën, do të zhvillohen tre module të ndara, siç janë biologjia module, kimia dhe fizika module. Me lëndën mësimore do të sigurohet sistem i integruar dhe do të sigurojë vazhdimësi në studimin e disiplinave shkencore biologji, kimi dhe fizikë, dhe ajo që është e rëndësishme është që modulet do të bashkojnë përmbajtje nga fusha shkencore”, shpjegon Mijiq, e cila shton se këto module do të ndërlidhen me njëri-tjetrin dhe gjatë gjithë vitit shkollor do të mësohen në mënyrë të sinkronizuar dhe paralele.

Anita Angellovska, drejtoreshë e shkollës fillore “Cirili dhe Metodi” në Stajkovc, e cila gjithashtu mori pjesë në përgatitjen e konceptit të ri, tha se integrimi i historisë me edukimin qytetar dhe përmbajtje nga gjeografia është i mirë dhe i domosdoshëm sidomos për nxënësit, në mënyrë që ta kenë atë lidhjen me realitetin, t’i shohin ngjarjet, ndodhitë dhe ndryshimet nga këndvështrime të shumta, të tregojnë proaktivitet, të zhvillojnë të menduarit kritik dhe krijues, të zhvillojnë aftësitë dhe shkathtësitë për hulumtimin dhe zgjidhjen e problemeve.

Byroja për Zhvillimin e Arsimit tha se nxënësit do të mësojnë histori, por në një mënyrë të përshtatur për moshën e tyre. Pas një serie reagimesh publike se koncepti i ri do të dëbojë mësuesit nga shkollat, BZhA sqaroi se asnjë mësues nuk do të mbetet pa punë, përkundrazi, do të ketë nevojë edhe për të rinj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button