Strugë, transportuesit e nxënësve 8 muaj punojnë pa pagesë

Transporuesiit e nxënësve të shkollave të mesme “Niko Nestor” dhe “Ibrahim Temo” në Strugë shprehen të revoltuar ndaj Ministrisë së Arsimit e cila siç thonë ata nga 8 muaj nuk i la shlyer detyrimet ndaj tyre.

Transportuesit e nxënësve thonë se do ta ndërpresin këtë shërbim, ngase nuk kanë llogari të punojnë në këtë mënyre. Ata ankohen se kanë harxhuar mjete për të plotësuar kushtet dhe për të fituar tenderin për transport dhe tash  e ghithë kjo u kthehet në këtë mënyrë.

“Tetë muaj pa pagesë, kjo nuk ka logjikë. A mund vallë të funksionoj Ministria e Arsimit por edhe vet ministri nëse nuk merr tetë muaj rrogë?” thotë njëri nga personat që kryen trasnportimin e nxënësve në relacionin Strugë-  Dollogozhde 

“Kjo është sjellje e pa përgjegjshme dhe nuk i takon këshut të sillet një institucioni e aq më tepër kur bëhet fjalë për raste të këtilla që kanë të bëjnë me fëmijët. Ne nuk i kemi lënë fëmijët në rrugë deri sot, por me keqardhje e them se nuk mundemi ta kryejmë këtë punë pa të holla”, shprehet një nga transportuesit e nxënësve në relacionin Tatesh Strugë.

Që faji qëndron tek Ministria e Arsimit, këtë e konfirmojnë edhe nga vet komuna e Strugës, inspektoriati për asrim, nga ku thonë se në komunë nuk janë depozituar të holla për këtë qëllim dhe se kjo është arsyeja e vonesave në pagesë të transportuesve.

Ligji që erdhi në fuqi menjëherë pas ligjit për shkollim të mesëm të detyrueshëm, ku Ministria e Arsimit merr përsipër harxhimet e transportit për nxënësit që duhet të udhtojnë për në shkollëe siç duket nuk po gjen zbatim të plotë, dhe pritet që shumë shpejtë situate të dal nga kontroli me çka transportuesit do të bojkotojnë punën në shenjë proteste ndërsa nxënësit që nuk kanë mundësi financiare që të udhtojnë do të ngelen sërish në shtëpitë e tyre. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button