RMV, ka filluar trajnimi i infermierëve për promovimin e kujdesit shëndetësor parësor

Ministria e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë- mbështetur nga Grupi i punës për promovimin e infermierisë, zhvilluan trajnim për infermierët e kujdesit shëndetësor parësor (KPSh), si përgjigje e modelit të ri të kujdesit shëndetësor parësor, i promovuar në vend në fillim të vitit 2019, informoi Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.

Qëllimi i programit të zhvillimit profesional është të zhvillojë njohuritë dhe aftësitë e infermierëve dhe mamive në kujdesin shëndetësor parësor në mënyrë që ata të mund të kontribuojnë në mënyrën më efektive të mundshme për zbatimin e modelit të ri të kujdesit shëndetësor parësor në Maqedoninë e Veriut.

“Qëllimet afatshkurtra të programit janë të rrisin nivelin e njohurive dhe aftësive praktike të pjesëmarrësve dhe të kontribuojnë në zhvillimin e tyre të vazhdueshëm profesional. Maqedonia e Veriut është ndër vendet e para në botë që rishikon angazhimin e saj ndaj kujdesit shëndetësor parësor (PHC) në përputhje me Deklaratën e Astana-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Trajnimin do ta drejtojnë infermierët Mireya Sanchez dhe Ross Bryar. Mireya është infermiere e regjistruar në Spanjë, me përvojë pune në ambiente të ndryshme të kujdesit shëndetësor dhe mësimdhënies. Ross është  infermiere e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut dhe përvoja e saj është kryesisht në patronazh dhe mësimdhënie.

Kujdesi parësor shëndetësor, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, është thelbësor dhe nevojitet më shumë sesa është e nevojshme ndërhyrja për të përmirësuar cilësinë, vazhdimësinë dhe zbatimin e përgjithshëm të shërbimeve shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button