Joe Biden sot pritet ta marrë vaksinën kundër koronavirusit

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden, sot pritet të marrë vaksinë kundër koronavirusit, me qëllim dhënien e mesazhit për të hequr frikën dhe për të siguruar se vaksina është e sigurt, njofton Portalb.mk.

Biden tha se nuk dëshironte të kapërcente rendin e marrjes së vaksinës, por donte t’i tregonte popullit amerikan se ishte është e sigurt të vaksinohesh.

Marrja e dozës së parë të vaksinës nga ana e Bidenit, do të transmetohet drejtpërdrejt në televizion.

Ndryshe, tre ditë më parë, drejtpërdrejt në televizion u vaksinua nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence. Atij iu injektua vaksina e prodhuar nga kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech, që Administrata e Ushqimit dhe e Ilaçeve autorizoi për përdorim emergjent rreth një javë më parë.

Ndërkohë edhe ish-Presidentët e SHBA-së Barak Obama, Xhorxh Bush dhe Bill Klinton, në fillim të muajit deklaruan se vaksinën kundër Kovid-9, do ta marrin vullnetarisht para kamerave për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për sigurinë e vaksinimit.

Ata thanë se shpresojnë që fushata e tyre të dërgojë një mesazh të fuqishëm derisa zyrtarët shëndetësorë përpiqen të bindin njerëzit të vaksinohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button