Wenger “i befasuar” me vendimin e Guardiolës

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai është befasuar nga vendimi i Pep Guardiolës për ta marrë nën drejtim Bayernin e Munichut.

Trajneri i Barcelonës ka nënshkruar kontratë trevjeçare me gjigantin gjerman, dhe do të fillojë ta drejtojë skuadrën nga kjo verë.

“Ai ka zgjedhur Bayernin, që më erdhi si befasi edhe mua. Vetëm ai mund të përgjigjet në atë pyetje”.

“Andaj, ju e shihni se na duhet një paraqitje e mirë, pasi ne do të luajmë kundër dy menaxherëve kur do të përballemi me Bayernin” ka thënë Wenger./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button