Plaçkitet një bankë në Prilep

Një ekspoziturë e TTK bankës në qendër të Prilepit sot është plaçkitur me ç’rast janë vjedhur rreth 1.5 milionë denarë.

Vjedhja ndodhi rreth orës 10 e 30 minuta kur dy hajna të maskuar dhe të armatosur hynë në bankën në rrugën “Boris Kidriç”.

Zëdhënësi i SPB Manastir Gjoko Strezovski deklaroi se njëri nga hajnat ka qenë i maskuar më kapelë të zezë në kokë, e tjetri me një shall. Kur hyrën në ekspoziturën, njëri prej tyre i drejtoi armën të punësuarve dhe ua kërkoi paratë.

Prej të punësuares tjetër në bankën kërkuan që ta hap edhe arkën tjetër pas çka u arratisën në drejtim të panjohur. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button