Qeveria siguroi 80 milionë denarë për revitalizim të Liqenit të Prespës

Qeveria e përgatiti vendimin për të përcaktuar mjete financiare për komunën e Resnjës në lartësi prej 80 milionë denarë që do të dedikohen për pastrim të Liqenit të Prespës ku uji është tërhequr, veçanërisht në pjesën e disa plazheve, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, në vizitën e sotme të rajonit të Prespës dhe vizitën rreth Liqenit të Prespës, ku ishte me kryetarin e komunës së Resnjës, Zhivko Gosharevski, njofton Portalb.mk.

Kryeministri ka shtuar që pastrimi i këtyre sipërfaqeve nga llumi  dhe mbetjet e drunjve dhe materialeve tjera do të bëhet me anije të veçanta të pajisura për atë qëllim, për të mos e dëmtuar biodiverzitetin, ndërsa do ta mundësojnë depërtimin e ujit dhe regjim të sigurt dhe stabil ujor veçanërisht në periudhën e verës.

“Zgjidhjet që do të rezultojnë për revitalizim të Liqenit të Prespës do të organizohen në tre faza, ndërsa faza e parë përfshin analiza, studime, rekomandime, takime të palëve të prekura, në pjesën dërmuese tani më janë realizuar, ndërsa për dy fazat e ardhshme kyçe do të jetë iniciativa edhe te fqinjtë, për çka do të kërkojmë të tre vendet t’i japin dinamikë të re edhe projektit për mbrojtje të plotë të Liqenit të Prespës nën përkrahje të Bashkimit Evropian”, deklaroi Zaev.

Në suaza të fazës së dytë të revitalizimit janë paraparë edhe masa për progres të aktiviteteve për ndërtim të pastruesve modern të të gjithë filtrave të ujërave të zeza që do të derdhen në Liqenin e Prespës.

Gjatë vizitës, kryetari i komunës Gosharevski deklaroi që komuna vazhdimisht e monitoron gjendjen me nivelin e liqenit nëpërmjet pikës monitoruese në Stenje.

“Duke e monitoruar rënien e nivelit të liqenit, menjëherë i kemi alarmuar të gjitha institucionet kompetente, alarm të cilit janë përgjigjur në mënyrë energjike edhe nga Qeveria edhe ministria për mjedis jetësor. Nëpërmjet takimeve me ministrin, por edhe me ekspertë që merren me këtë problematikë dhe si rezultat i asaj u krijua edhe plani aksionar për mbrojtjen e liqenit. Problemi është kompleks dhe do të zgjidhet nga ana e të tre shteteve që e ndajmë liqenin” deklaroi kryetari i komunës Goshevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button