Me 10.000 drita led në rrugët e Shkupit, rryma e harxhuar për ndriçim publik do të reduktohet për 70%

Qyteti i Shkupit këtë vit do të nisë me realizimin e projektit për ndriçim të mençur (smart) të qytetit. Kjo nënkupton instalim të rreth 10.000 LED dritave të reja në infrastrukturën rrugore, sheshet dhe sipërfaqet publike në kompetencë të Qytetit, me çka do ta modernizohet sistemi aktual dhe do të avancohet efikasiteti energjetik, transmeton Portalb.mk.

“Në pajtim me analizat fillestare, zëvendësimi i dritave ekzistuese prej natriumi dhe zhivës me LED poçe si burime të ndriçimit efikas energjetik dhe shfrytëzim plotësues i opsionit për rregullim të tyre të mençur (smart) të intensitetit për ndriçim, sjellë potencial për kursime të konsumit të energjisë për ndriçimin publik prej rreth 70 përqind në raport me sistemin ekzistues”, thonë nga qyteti i Shkupit, njofton SDK.

Krahas ndriçimit të mençur, është paraparë hartimi i platformës për qytet digjital, që nënkupton hartim të sistemit për parkim smart, sistem për monitorim të cilësisë së ajrit, sistem për opinion publik dhe kënaqësi të qytetarëve, sistem për matje të mençur të konsumit të ujit, si dhe Portal të Qytetit.

Sistemin për qytet digjital dhe ndriçim të mençur do ta zbatojë “Telekom i Maqedonisë” që e fitoi tenderin me vlerë prej 5,5 milionë euro. Nga qyteti i Shkupit sqarojnë që në marrëveshjen e nënshkruar me “Telekomin e Maqedonisë” është paraparë pagesa të rrjedhë në faza përkatësisht pasi të fillojnë të realizohen kursimet nga rryma e harxhuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button