Kurbetçinjtë kthehen në shtëpi për festa, kolonat në kufij me kilometra të gjata (FOTO)

Rrëmuja në pikat kufitare të Ballkanit me rastin e festave të fundvitit. Dita e dytë që ka kolona me kilometra të gjata në kufirin mes Kroacisë dhe Sllovenisë, a më keq është në pikën kufitare Bregana, ku pritet edhe më shumë se 10 orë, njofton Portalb.mk.

Më shumë se 21.000 udhëtarë e kanë kaluar kufirin deri në ora 19:00, a 70% e tyre transitojnë, transmeton HRT. Mediumi thekson se rrëmuja është si rezultat i mbylljes së një numrit të madh të vendeve të punës për shkak KOVID-19 në Evropë, kështu që qytetarët kthehen në shtëpi për festa.

Kroacia para disa ditësh i ka vazhduar masat e ashpra në kufij, të cilat për shkak të gjendjes epidemiologjike do të vlejnë edhe për një muaj, gjegjësisht deri më 15 janar. Qytetarët e BE-së mund të hyjnë në Kroaci vetëm me test negativ PCR, jo më të vjetër se 48 orë, ose patjetër të shkojnë në vetëizolim derisa nuk marrin test negativ. Obligim për PCR-test ose vetëizolim vlen edhe për qytetarët kroat jashtë Kroacisë të cilët do të vinin që t’i kalonin festat në vendlindjen e tyre. Nga ky obligim janë vetëm udhëtarët që transitojnë nëpër këtë vend.

Rrëmuja ka edhe në pikat kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë, si dhe mes Kroacisë dhe Serbisë.

Për hyrje në serbi pre të hënës bëhet i obligueshëm testi PCR. Nëse qytetarët nuk kanë, do të duhet të qëndrojnë në vetëizolim 10 ditë. Ose nëse dëshirojnë ta bëjnë, do të duhet të paguajnë 140 euro, nëse janë shtetas të huaj.

Tani për tani Maqedonia e Veriut nuk planifikon masa të reciprocitetit ndaj Serbisë. Ende për hyrje në vend nga asnjë shtet nuk është i nevojshëm test negativ PCR.

Pjesa e madhe e automjeteve këtë vikend janë vërejtur në pikat kufitare “Tabanovc” dhe “Bllacë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button