Transporti publik i Shkupit me numër të përgjysmuar të udhëtarëve, të mendohet se si të kthehet besueshmëria pas KOVID-19 (Infografik)

Pandemia KOVID-19 e ka përgjysmuar numrin e udhëtarëve të transportuar në transportin publik të Shkupit. Në periudhën prej janarit deri më shtator të vitit 2020, me autobusët e NTP-së janë transportuar 16,1 milionë udhëtarë, që është për 15.434.000 udhëtarë më pak në krahasim me periudhën identike të vitit të kaluar, thuhet në raportin për realizimin e rezultateve të punës së NTP-Shkup në periudhën janar-shtator 2020. Rënia e numrit të udhëtarëve për 49% te transporti publik i Shkupit i ka shqetësuar edhe ekspertët dhe aktivistët civil, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Anketa e zbatuar online e 1.615 të anketuarve nga ana e “NaToçak” dhe “Iniciativa të Qëndrueshme” në nëntor të vitit 2020 tregoi se prej të gjithëve 462 të të anketuar që e kanë ndryshuar transportin, shumica prej 61,9% e kanë bërë për shkak frikës nga infektimi. Pastaj, qytetarët që e kanë ndryshuar mjetin transportues, shpesh kanë vendosur të përdorin biçikletë (33,77%), automjet privat (24,98%) dhe në këmbë (23,59%).

“Shumë (90%) prej atyre që transportin me autobus ose automjet të përbashkët e kanë zëvendësuar me automjet privat, për shkak të frikës nga infektimi. Mund të pritet që këto persona do t’i vazhdojnë shprehitë transportuese edhe pas krizës, a ajo në periudhë afatgjate do të thotë se do të ketë më shumë automjete motorike në rrugët e Shkupit, gjegjësisht më shumë rrëmujë në komunikacion, më shumë grimca të dioksidit të karbonit, rritje e ndikimit negativ ndaj klimës, më shumë ndotje dhe më shumë probleme të cilët vijojnë me këtë trend”, thonë nga “NaToçak” në lidhje me anketën e zbatuar.

Profesori i transportit publik të qytetit Nikolla Krstanoski nga Fakulteti Teknik në Manastir thotë se mu transporti publik është një prej sektorëve të cilët më rëndë janë goditur nga virusi gjithkund në botë, me uljen e numrit të udhëtarëve prej 50 deri në 90%. Kështu që, transporti publik në Lion ka shënuar zvogëlim të numrit të udhëtarëve të transportuar për 90%, thotë Krstanoski. Transporti i qytetit e përjeton fatin e njëjtë në Shkup, por edhe në qytetet tjera, por edhe ai vlerëson se prej tani duhet që të mendohen masat që do t’i stimulojnë qytetarët ta kthejnë besueshmërinë ndaj transportit publik pas krizës së koronës.

Profesori Krstanoski thekson se duhet që të punohet në rritjen e kualitetit të shërbimit të transportit të qytetit, e cila do të jetë e përcjellur me politikë kundër përdorimit të automjeteve.

“Mungesa kryesore që duhet të zgjidhet dhe është hap i rëndësishëm në përmirësimin e transportit të qytetit në Shkup është vendosja e transportit të ri, të shpejtë dhe me kapacitet të lartë (BRT, LRT, dhe të mendohet edhe për sistem metro). Vendosja e llojit të ri të shpejtë të transportit publik, tërheqë edhe riorganizim të ri në rrjetin e linjave, që sot gjithashtu është një prej dobësive të transportit publik në Shkup. Pasi që ekziston rrjet që duhet më mirë të harmonizohet me zhvillimin urban të qytetit dhe nevojat për lëvizje të qytetarëve”, tha Kërstanoski.

Me këto masa, bashkë me zhvillimin tanimë të kryer me zbatimin e AVP sistemit dhe informatave për udhëtarët nga transporti publik në kohë reale, zbatimi i pagesës me kartela inteligjente dhe paralajmërimi për blerjen e automjeteve të reja, ai pret jo vetëm që të kthehen udhëtarët nga përpara pandemisë, por edhe ndjeshëm të ritet numri i udhëtarëve në transportin publik të qytetit.

Prej “NaToçak” dhe “Iniciativat e qëndrueshme” në konkluzën e tyre nga hulumtimi anketues thonë se autoritetet lokale dhe shtetërore patjetër që urgjentisht të veprojnë edhe ta shfrytëzojnë komunikacionin e zvogëluar motorik në krizën e koronës për masa më të guximshëm në transportin publik,. Kriza e koronës është mundësi e shkëlqyer që të sjellin shirita të rinj të biçikletës, të lirohen trotuaret dhe të miratohen politika për hapësirën publike të cilat do të mundësojnë pjesëmarrje të rritur të biçikletës, për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, pa dallim të mënyrës së tyre të preferuar të lëvizjes.

Të dhënat statistikore edhe para krizës së koronës tregojnë se në Shkup ka ekzistuar trend i uljes së shfrytëzimit të transportit publik në periudhën prej minimum gjashtë vitesh më parë. Sa për rikujtim, linjat e qytetit dhe jashtë qytetit në vitin 2014-të i kanë transportuar 57,2 milionë udhëtarë në vit, a pritjet e vazhdueshme janë se deri në fund të vitit transporti i qytetit do të transportojë rreth 20 milionë udhëtarë në nivel vjetor. Për llogari të kësaj, numri i automjeteve të regjistruar në kryeqytet, vazhdimisht rritet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button