“Eko Svest” dhe SHEM kërkojnë Qeveria t’i pezullojë të gjitha koncesionet për hidrocentrale të vogla në Malin Sharr

Qeveria t’i ndërpresë të gjitha procedurat për ndarje të koncesioneve për hidrocentrale të vogla dhe t’i pezullojë marrëveshjet për koncesione të ndara për hidroelektrana të vogla ndërtimi i të cilave ende nuk ka filluar në territorin e Malit Sharr, kërkojnë organizatat qytetare “Eko Svest” dhe Shoqëria ekologjike e Maqedonisë (SHEM), njofton Portalb.mk.

Në shkresë, të dërguar për Qeverinë dhe kryeministrin Zoran Zaev, aktivistët qytetarë theksojnë që hidrocentralet e vogla kontribojnë në sistemin energjetik nacional me rreth 4,6% të prodhimtarisë së përgjithshme të energjisë elektrike dhe në nivel vjetor janë të subvencionuara me mbi 13 milionë euro, kurse në anën tjetër shkaktojnë dëm të paskajshëm mbi biodiverzitetin. Prandaj, kërkojnë sa më shpejtë të finalizohet procesi për shpallje të Malit Sharr si park nacional, si dhe të pezullohen subvencionet për energji elektrike të prodhuar nga hidroelektranat e vogla.

Aktivistët rekomandojmë të pezullohen koncesionet për hidroelektranat e vogla Bellovishkë, Vratniçkë, Lubotenska dhe Shkumbin, si dhe siç rekomandon Studimi për valorizim të vlerave të Malit Sharr, të ndërpritet procedura dhe të mos lidhen marrëveshje edhe për hidroelektranat Leshoçka 100 dhe 101, Bogovinska, Jellovjanska dhe Mazdraça.

“Me ndërprerje urgjente të katër koncesioneve të ndara, si dhe me ndërprerje të procedurave për pesë koncesionet nga tenderi vitin e kaluar, Qeveria do të demonstrojë përkushtim në procesin për mbrojtje të Malit Sharr dhe do të çel hapësirë për përshpejtimin e atij procesi”, thuhet në shkresën e organizatave joqeveritare.

Ata theksojnë që shkaku për rritjen e hidrocentraleve të vogla të ndërtuara është subvencionimi i tyre nga shteti, kurse nëse këto projekte nuk do të ishin mbështetet financiarisht, do të ishin ndërtuar vetëm ato më profitabilet, në numër shumë më të ulët nga numri aktual.

“Nuk guxojmë të harrojmë që uji përdoret sipas ndonjë kierarkie – së pari si ujë për pije, ujitje dhe higjienë, ndërsa më pas si burim i energjisë dhe dedikime tjera. Vërejmë edhe shembuj tjerë ku për shkak të ndërtimit të hidrocentraleve të vogla shtirret uji për pije dhe vaditje për popullatën që jeton në afërsinë e tyre. Kështu, pjesë e fshatrave nën Malin Sharr, sikur Tearca, Dobroshti dhe tjera, janë të detyruara të përdorin ujë për pije nga shishja për shkak të cilësisë së zvogëluar të ujit për pije pas ndërtimit hidroelektranave të vogla. Përkatësisht edhe Inspektorati Shtetëror për mjedis jetësor para pak kohe gjatë kontrollit mbi punët ndërtimore të CVHE Leshnica zbuloi që kaptazhi për furnizim me ujë të Tetovës nuk është aspak i mbrojtur dhe që prezenca e mekanizimit ndërtimor mund ta ndotë ujin për pije në qytet dhe rrethinë. Konsiderojmë që kjo praktikë nuk guxon të vazhdojë”, theksojnë nga “Eko svest” dhe SHEM.

Për shkak të intervenimeve në shtretërit lumor, shpesh herë lumenjtë dhe vegjetacioni e habitatet bregore, si dhe tërë bota shtazore në ato pësojnë dëme shumë të mëdha dhe janë nën rrezik të vazhdueshëm nga zhdukja. Ndërtimi i hidrocentraleve të vogla dhe rrugët për qasje tek ato krijojnë dukuri të erozionit dhe rrëshqitje të tokës që shkakton dëm të pandreqshëm në strukturat unike të reliefit në grykat, kurse paraqet edhe rrezik të madh gjatë rrjedhjeve të mëdha dhe vërshimeve. Me ndërtim të rrugëve për qasje në pjesët më të fshehta të maleve dhe pyjeve, mundësohet gjah ilegal, prerje e pakontrolluar e drunjve, çrregullim i faunës dhe ndërtim i objekteve të forta në zona që kanë qenë të planifikuara për mbrojtje para shumë kohe.

“Në procedurë është shpallja e një pjese të Malit Sharr për zonë të mbrojtur në kategori të parkut nacional. Për fat të keq, kjo zonë e mbrojtur është e rrezikuar nga projektet ekzistuese dhe të ardhshme të planifikuara për hidroelektrana të vogla. Në pajtim me Bashkimin ndërkombëtar për mbrojtje të natyrës (IUCN), zonat e mbrojtura të kategorisë së dyt – parku nacional, nuk janë vend për ndërtim të projekteve infrastrukturore, siç janë hidrocentralet. Është shkaktuar dëm i dukshëm në ekosistemet nga hidroelektranat e vogla që janë ndërtuar ose duke u ndërtuar dhe tani më reflektohet në zonimin e propozuar të parkut të ardhshëm nacional ku gjenden shirita mbrojtës dhe prerje e zonave që duhet të kenë vlera të larta natyrore. Me vazhdim të ndërtimit dhe të funksionimit të këtyre projekteve, zona e mbrojtur do të jetë nën presion dhe dëm të vazhdueshëm, për shkak se vet projektet janë në kundërshtim me qëllimet e mbrojtjes dhe të menaxhimit me parkun. Shpalljen e Malit Sharr për park nacional e konsiderojmë si një nga prioritetet më të rëndësishme në drejtim të ruajtjes së natyrës jashtëzakonisht të pasur të vendit dhe japim përkrahje të plotë për këtë proces dhe finalizimin e vet sa më të shpejtë”, shkruajnë aktivistët qytetarë.

Nga Ministria për mjedis jetësor, sot kanë informuar që, pas skadimit të afatit për vërejtje me shkrim dhe me gojë për draft-ligjin për shpallje të një pjese të Malit Sharr për park nacional, kanë filluar me analizë të komenteve të opinionit, ndërsa do të vijojë edhe seri e re e takimeve të drejtpërdrejta me palët e interesuara për revidim dhe harmonizim të propozimit.

“Është i përbashkët qëndrimi që nevojitet informim shtesë i popullatës për atë çka donë të nënkuptojë për ata shpallja e Sharrit për park nacional dhe mundësitë për zhvillim socioekonomik, përmirësimi i infrastrukturës – furnizimi me ujë, shërbimet komunale, infrastruktura rrugore, mundësitë për zhvillim të ekonomisë lokale nëpërmjet zhvillimit të turizmit dhe shërbimeve turistike, por edhe mundësive që hapen për shfrytëzimin e fondeve ndërkombëtare. Për atë qëllim, ekipi i ekspertëve dhe përfaqësuesit e lartë të ministrisë do ta vazhdojnë komunikimin e drejtpërdrejtë me komunitetet lokale deri në finalizimin e propozim-ligjit të harmonizuar për shpallje të Malit Sharr për park nacional”, informojnë nga ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button