Suedia për herë të parë rekomandoi që të mbahen maska në transport publik

Suedia ka ndryshuar për herë të parë qëndrimin për mbrojtjen ndaj covid-19 dhe u rekomandoi qytetarëve të saj që të mbajnë maska në transportin publik gjatë kohës së rrëmujave më të mëdha, për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Po ashtu, numri i njerëzve që mund të ulen në një tavolinë në restorant është reduktuar nga tetë në katër, ndërsa shitja e alkoolit pas orën 20 është ndaluar, transmeton Portalb.mk.

Rekomandimet, të njoftuara të premten, përcaktojnë që suedezët duhet të mbajnë mbulesa fytyre në periudhat e pikut kur “bllokimi nuk mund të shmanget” – një kthesë e dukshme nga qasja e kritikuar e vendit ndaj pandemisë. Më tej mësohet se kryeministri Stefan Löfven ka njoftuar se në ditët në vijim do të hyjnë në fuqi masa të reja parandaluese.

Këto janë masa kundër përhapjes së korona virusit që i publikoi kryeministri Stefan Luven, të cilat vijnë disa ditë pasi mbreti Karl Gustaf i 14-të, e kritikoi qasjen e deritanishme të shtetit ndaj pandemisë.

Suedia ka zgjedhur qasje të ndryshme ndaj korona virusit nga pjesa e tjetër e botës dhe në asnjë moment nuk ka vendosur karantinë dhe masa të rrepta restriktive, edhe pse ka shënuar më shumë se 360.000 rast të infektimi dhe pothuajse 8.000 viktima, prej të cilave 90 për qind në shtëpitë e pleqve. Në vend se të vendos masa, qeveria suedeze vetëm u ka bërë thirrje qytetarëve që të sillen në mënyrë përgjegjshme dhe doli me rekomandime, mosrespektimi i të cilave nuk u dënua. Mbajtja e maskave, nuk ka qenë pjesë e rekomandimeve deri më tani.

Për shkak të përhapjes së korona virusit, Suedia për herë të parë kërkoi që të gjithë nxënësit mbi 13 vjeç të mbajnë mësim online.

Kujtojmë se Suedia është kritikuar ashpër në të gjithë botën për mos karantinim dhe mos marrjen e masave të rrepta ndaj Cvoid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button