fbpx

Zaev: Është e lehtë të thuhet se nuk do të ketë nënshtetësi të dyfishtë, por të mos e harrojmë diasporën

Është e lehtë të thuhet se nuk do të ketë nënshtetësi të dyfishtë, përmes diskursit të situatës momentale me Bullgarinë. Por, mos të harrojmë se kemi diasporë maqedonase gjithkund nëpër botë, bashkëqytetarë tanë të cilët janë afirmues të mëdhenj të popullit maqedonas dhe shtetit maqedonas, tha kryeministri, Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

Duke iu përgjigjur gazetarëve, nëse do të mbështesë rregullativë ligjore me të cilën të gjithë funksionarët shtetëror do të duhet të paraqesin nëse përkrah asaj maqedonase kanë edhe nënshtetësi tjetër, kryeministri tha se duhet të ketë diskutim dhe të dëgjohet mendimi i opinionit.

“Kanë edhe të tjerët pasaporta të vet në Amerikë, Australi, Gjermani, Zvicër. Po kemi parasysh se ajo është diaspora jonë. Na duhet, është e vlefshme. Është lehtë të themi të gjithë nuk do të kemi nënshtetësi të dyfishtë, përmes diskursit të momentit të bisedimeve me Bullgarinë, ndërsa kemi harruar se ka më shumë se 2 milionë banorë tanë jashtë nëpër botë, ajo është diaspora jonë, ato janë afirmues të mëdhenj të popullit dhe shtetit maqedonas. Ato janë ambasadorët tanë, fitojnë medalje në olimpiada dhe gara botërore. Ato janë bashkëqytetarët tanë”, tha Zaev.

LEXO: Zaev: Jam i gatshëm që në pllakat përkujtimore ku shkruan okupatori fashist bullgar të mbetet vetëm okupatori fashist

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button