RMV, është rregulluar faqja ku qytetarët mund ta vërtetojnë nëse ju takon ndihma shtetërore prej 6000 den

Ueb faqja ku qytetarët e Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet numrit të tyre amë mund të kontrollojnë nëse bëjnë pjesë te lista e personave të cilëve ju takon ndihma shtetërore prej 6000 den, është rregulluar sot dhe e njëjta është funksionale.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut solli vendim për pakon e katërt të masave me çka do t’u jepet ndihmë qytetarëve dhe në faqen kupuvamdomasno.gov.mk, ju mund të shihni nëse jeni në listë.  E tëra çfarë duhet të bësh është të fusësh numrin amë, transmeton Portalb.mk.

Qeveria publikoi listën më 12 dhjetor, por ueb faqja ku qytetarët mund të kontrollojnë nëse janë në listë, deri më tani ka qenë jofunksionale, përkatësisht të dhënat e qytetarëve kanë qenë në përpunim e sipër.

Masat parashohin që 283 mijë qytetarë të marrin nga rreth 6000 denarë apo 100 euro. Këtu përfshihen qytetarët me pensione të ulëta, të papunët, si dhe të gjithë ata që janë të moshës mbi 64 vjeç.

 

Sipas Entit të Statistikës, që nga fillimi i pandemisë, rreth 15 mijë persona kanë humbur vendet e tyre të punës, por sipas odave ekonomike numri i atyre që kanë humbur punës ka arritur në mbi 40 mijë persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button