Ministria e Shëndetësisë e RMV: 1.238 pacientë me Covid-19 janë po mjekohen nëpër spitale, ka rreth 270 krevate të lira

Numri i përgjithshëm i pacientëve të infektuar dhe të dyshuar me korona virus të cilët mjekohen në repartet infektive në Shkup dhe nëpër spitalet në vend është 1.238 dhe ka rreth 270 krevate spitale të zbrazëta në covid qendrat, informuan nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

Prej aty shtuan se në 24 orët e kaluara në covid qendrat nëpër spitalet në vend, me përjashtim të kryeqytetit, janë paraqitur se mjekohen gjithsej 768 pacientë pozitiv dhe të dyshuar me korona virus.

“Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 59 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 45 pacientë, në Veles mjekohen 35 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë ka 82 pacientë pozitiv dhe të dyshuar me Covid-19. Në covid qendrën në Ohënr janë hospitalizuar 90 pacientë, në Prilep 93, në covid qendrën në Gostivar 73, ndërsa në Strugë 40 të sëmurë. Në spitalin në Strumcië janë hospitalizuar 72 pacientë, në Koçan 18, në Kërçovë 18, Kavadar 51, në Gjevgjeli 13 persona, ndërsa në Dibër 7 pacientë të infektuar dhe të dyshuar me korona virus”, theksuan nga ministria, duke shtuar se numrat ndryshohen në çdo orë, sipas pacientë të pranuar dhe të lëshuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button