Presidenti i Kilit është gjobitur me 3.500 dollarë për mos-mbajtjen e maskës

Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera është gjobitur me 3.500 dollarë për shkak të lëvizjes së tij pa maskë në hapësirë publike gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), shkruan AA, transmeton Portalb.mk.

Sekretaria e shëndetësisë së Valparaiso-s, në një deklaratë në llogarinë e saj në Twitter njoftoi se presidenti Pinera u gjobit me rreth 3.500 dollarë me arsyen e lëvizjes së tij pa maskë në plazhin Zapallar në rajonin Cachagua më 5 dhjetor.

Në lajmet e mediave lokale thuhet se Pinera ka paguar gjobën.

Në fillim të muajit në mediat kiliane dhe në rrjetet sociale gjetën një vend të gjerë fotografitë e Pineras i cili ndodhej në plazh pa maskë dhe pa zbatuar distancën fizike.

Presidenti Pinera kërkoi ndjesë për mos përdorimin e maskës në hapësirë publike dhe daljen në fotografi në këtë mënyrë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button