Turqi, 9 viktima pas shpërthimit të zjarrit në një spital në Gaziantep

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahretin Koxha njoftoi se 9 persona humbën jetën në zjarrin e shkaktuar nga pajisja e oksigjenit me rrjedhje të lartë në njësinë e kujdesit intensiv për koronavirusin e ri (COVID-19) në spitalin universitar SANKO në qytetin Gaziantep të Turqisë, shkruan AA, transmeton Portalb.mk.

Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, Koxha vuri në dukje se po ndjek nga afër situatën dhe se ngjarja e dhimbshme që ndodhi në njësinë e kujdesit intensiv në Gaziantep ka shkaktuar pikëllim tek të gjithë.

“Numri i të vdekurve në këtë fatkeqësi është 9”, tha Koxha i cili shtoi se pacientët tjerë të prekur nga zjarri janë evakuuar në spitalet përreth nga ekipet e emergjencës.

Ministri Koxha ka uruar që Allahu të mëshirojë personat që kanë humbur jetën dhe ka theksuar se po e ndjek nga afër ngjarjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button