Remitentët shqiptarë, shpëtimtarët e ekonomisë së Maqedonisë

Kuvajti apo Emiratet e Bashkuara Arabe posedojnë më shumë resurse natyrore se Zvicra, kanë nivel te lartë të PBB-së për kokë, por kanë indeks të ulët të cilësisë njerëzore. Një shtet nuk mund të ketë cilësi të lartë të jetës së njerëzve nëse nuk ka edhe indeksin e lartë të zhvillimit njerëzor.

Por çfarë resurse posedon shteti i Maqedonisë dhe ku qëndron me Indeksin e Zhvillimit Njerëzor ( Human Development Index)? Sipas Raportit Global të zhvillimit njerëzor të publikuar në vitin 2004, Maqedonia gjendet e renditur në vendin e 60 në botë, nga gjithsej 177 shtete, me IZHNJ prej 0.793, ose me nivel mesatar të zhvillimit njerëzor.

Vetëm në Zvicër në Gusht të 2000, jetojnë 55.000 qytetarë të Maqedonisë, prej të cilëve 91% janë shqiptarë. Po si qëndrojnë shtetet tjera të Evropës, në detaje tabela:

Shteti 1997 2001 2004
Vendet skandinave (Danimarka, Finlanda, Norvegjia dhe Suedia) 1.469 3.484 3.716
Gjermania 3.8774 56.000 61.000
Zvicra 45.234 56.317 61.455
Italia 11.596 26.051 22.000
Sllovenia 2.200 4.123 3.600
Franca 2.100
Vendet tjera te Europës 540 3.334 211
Gjithsej 99.813 149.311 154.082

Burimi: Council of Europe, recent Demografic Developments in Europe, 2003,2004

Mirëpo, nga ketë të dhëna vërejmë se nuk janë të përfshira shtetet tjera te Evropës si: Austria, Anglia, Kroacia, Belgjika etj., duke mos marrë në këtë rast në konsideratë edhe potencialin që ekziston në shtetet tej oqeanike si SHBA, Kanada dhe Australi.

Remitentët këto para i shpenzojnë në konsume të përgjithshëm, investime banesore dhe familjare. Por impakti direkt ekonomik involvohet në: financimin e deficitit tregtar, efekte fiskale, ne veçanti përmes tatimeve në konsum, ekuilibrin e tregut devizor dhe rritjen e rezervave devizore dhe depozitave të kursimit etj.

E ke të lehtë të bësh komparacionin në mes Shtipit ose Dellçevës dhe Tetovës në kontekst të ndërtimit të objekteve. Ndërtesat aq të shpeshta dhe të larta në Tetovë, ndoshta “frikojnë” ndonjë banorë të Shtipit apo Dellçevës. Nga gjithë ndërtimi 20% i takon shtetit, dhe është çështje për diskutim se sa I drejtë është shteti në shpërndarje?! Në ndonjë qytet të Maqedonisë Lindore ndoshta është e paarsyeshme të ketë semafor, pasi nuk ka komunikacion për një gjë të tillë, kurse në Tetovë nuk mund të kalosh “në ngjyrën e kuqe”. Mirëpo, 1/3 e derivateve I takojnë shtetit. Mos te ishin implikimet e remitentëve, në kontekst të investimeve dhe konsumit, shteti I Maqedonisë ndoshta do të pësonte “bombë të shkatërrimit në masë” në pikëpamje ekonomike. Sepse prej investimeve dhe konsumit shteti “thithë” tatimet, dhe nga tatimet shteti siguron të ardhura me çka rrjedhimisht shteti siguron rrogat e administratës, transfere sociale, investime kapitale publike si rrugë, ura, termocentrale, spitale etj. Impakti i remitentëve në ekonominë e Maqedonisë shihet edhe “nga aeroplani”.

Mirëpo, nga praktika nuk kemi përvojë të lakmueshme me trajtimin e “shpëtimtarëve” të ekonomisë tonë. Si duket struktura mentale nuk jep oportunitet për një trajtim adekuat, apo edhe sindromi ballkanik që më tepër të vlerësohen të huajin!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button