MPJ-ja bullgare: Pozicioni ynë ndaj Maqedonisë së Veriut nuk do të ndryshojë

Bullgaria nuk do të ndryshojë pozicionin e saj drejt Maqedonisë së Veriut në muaj e ardhshëm, thanë nga MPJ-ja e Bullgarisë për të përditshmen bullgare Trud. Në pyetjen e kësaj gazete se, çfarë aktivitete do të ndërmerr Sofja në 6 muajt e ardhshëm që të gjejë zgjidhje për Maqedoninë e Veriut, nga ministria thanë se nuk do të ishte e mençur të pritet ndryshim i pozicionit bullgar, transmeton Portalb.mk.

“Ky pozicion është subjekt i konsensusit mbipartiak dhe me 84 për qind të mbështetjes publike. Të mos harrojmë se sa qytetarë bullgar janë trashëgimtar të refugjatëve nga Maqedonia e Vardarit. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, 88,450 qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, po ashtu, kanë nënshtetësi bullgare. Asnjë qeveri bullgare nuk mund t’i tradhtojë këta njerëz”, theksuan nga ministra bullgare.

Prej aty kanë shtuar se me prolongimin e miratimin të kornizës negociuese, Bullgaria ka mbrojtur interesin e saj nacional dhe pozicionin nacional, ndërsa nënshkrimi eventual i aneksit sa i përket marrëveshjes për fqinjësi të mirë, nuk mundet në vete t’i zgjidh çështjet e hapura në raportet me Maqedoninë.

“Veç më ekziston Marrëveshje për Fqinjësi i cili u ratifikua në vitit 2017 nga të dyja palët dhe është dorëzuar në OKB, që Republika e Maqedonisë së Veriut nuk e zbaton. Asgjë nuk na jep arsye të besojmë se një dokument tjetër i nënshkruar do ta ndryshojë këtë praktikë të mos përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare”, theksohet në marrëveshje.

Megjithatë, nga MPJ-ja bullgare pretendojnë se, interesi i Bullgarisë nuk është që ta prolongojë procesin e qasjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, por përfundimisht të zgjidhen çështjet e hapura në raportet dhe të vazhdohet me sukses me procesin e integrimit të të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor.

“Ne nuk fitojmë asnjë kënaqësi nga pozicioni që Shkupi na detyron ta ndërmarrim, pasi me dekada Bullgaria ka siguruar të gjithë mbështetjen e mundshme për vëllezërit tanë nga ana tjetër e kufirit. Me qëndrimin që ka marrë Bullgaria në kuadër të Këshillit të BE-së, vendi ynë prolongoi miratimin e kornizës negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me qëllim që të përfshihet një kërkesë e qartë dhe obliguese për Republikën e Maqedonisë së Veriut për zbatimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë me Bullgarinë. Duke pasur parasysh moszbatimin aktual të Marrëveshjes nga ana e Maqedonisë së Veriut, Bullgaria nuk do të mund të miratojë kornizën negociuese pa këto garanca”, theksuan nga MPJ-ja bullgare.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë tensionuar raportet muajve të fundit, për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito. Paraprakisht, në një dokument gjashtë faqe, me arsyetime të gjata historike për “ideologji shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria u dërgoi memorandum sqarues vendeve anëtare të BE-së në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Unionin.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button