RMV, pasi organizoi dasmë me 30 persona në shtëpi, policia e arrestoi organizatorin

Policia e Maqedonisë së Veriut sot ka arrestuar 56 vjeçarin, pasi ka organizuar një dasmë me 30 persona në shtëpinë e tij, transmeton Portalb.mk.

“Sot rreth orës 15:40 punonjësit policorë nga SPB-Tetovë-RPB Gostivar e arrestuan 56 vjeçarin A.Z. nga fshati Vrapçishtë”, raportojnë nga Ministria e punëve të brendshme (MPB).

MPB-ja paralajmëroi që do të dorëzojë padi penale ndaj organizatorit të dasmës.

Ndryshe, muajin e kaluar është arrestuar sot pronari 30 vjeçar i restorantit, pasi ka lejuar në lokalin e tij të organizohet një festë familjare me 25 persona. Prokuroria Themelore Publike – Shkup propozoi dhënien e gjobave me nga 2,000 euro kundër tre personave fizikë dhe 5,000 euro kundër një personi juridik për organizimin e ahengjeve masive në Shkup. Dy të akuzuarit e parë, baba dhe birë nga Shkupi, më 13 shtator në oborrin e shtëpisë organizuan një tubim privat – fejesë, në të cilin morën pjesë 30 të ftuar. Gjithashtu në fshatin Zdunje të Gostivarit policia ka ndërprerë një festë familjare me 70 pjesëmarrës për shkak se janë shkelur protokollet e miratuara për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Policia më herët kishte arrestuar një 46 vjeçar, pasi lokali i tij nuk ka respektuar masat kufizuese për parandalimin e virusit korona. Raste të tilla ka pasur edhe në vende të tjera, si Dobërdoll, në Gllumovë dhe Haraçinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button