Tetovë,76 fëmijë të sëmur nga gripi sezonal

Në qendrën për shëndet publik, njësinë rajonal të Tetovës, për dy javët e janarit janë paraqitur 76 pacientë të cilët janë sëmurë nga gripi sezonal.

Më të  prekurit nga  gripi sezonal janë si zakonisht fëmijët dhe atë nga mosha zero deri në moshën  katër vjetë ku janë 27 raste dhe nga mosha pesë e deri në moshën katërmdhjet vejetë janë  prekur  49 raste.

Si zakonisht  të sëmurit nga gripi sezonal kanë temperaturë  të lartë,kollitje të thatë,dhimbje të eshtrave dhe kokë dhimbje ,tha Suzana Subasiç  nga Shtëpia e Shëndetit Publik.

Nga shtëpia e shëndetit publik bën apel të  gjitha ata persona që i kanë këto simptoma atë paraqiten tek mjeku amë pasi që gripi sezonal  mund të ketë edhe pasoja të tjera, në këtë kohë kur ka ndryshim të temperaturave dhe moti i ftohtë është normale të paraqiten edhe viroza të tjera që  mund të jenë edhe më të rrezikshëm për qytetarët.

Ajo që duhet të përmendet është se tashmë shtëpia e shëndetit publik Tetovë dhe njësia rajonale Gostivar është paisur me çertifikatën ISO 9001/2008. /Portalb   

 

Lajme të ngjashme

Back to top button