RMV, mori 15 000 denarë nga kartela që gjendej në zarfin e qytetarit, dyshohet postieri 54 vjeçar

Postieri 54 vjeçar akuzohet se ka “keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar” dhe “ka lëshuar çek pa mbulesë dhe keqpërdorim të kartelës pagesore”, në kallëzimin penal të ngritur nga Zyra e jashtme për çështje penale në Gostivar, transmeton Portalb.mk.

I punësuar E.N. në Postën e Maqedonisë së Veriut dyshohet se ka hapur një zarf të mbyllur ku gjendej një kartelë e një banke serbe.

Policia raportoi se nga kjo kartelë, përmes bankomatit, i dyshuari ka arritur të nxjerrë 15 mijë denar, duke e dëmtuar 70 vjeçarin R.S. nga Dobridolli.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button