Kovid-19, Shqipëria regjistroi 580 raste të reja, Kosova 385 raste

Shqipëria në 24 orët e fundit nga realizimi i 2615 testeve, regjistroi 580 të infektuar me Kovid-19, ndërkohë në Kosovë nga 1.442 teste, pozitiv rezultuan 385 pacientë, transmeton Portalb.mk.

Luftën me këtë virus e humbën 11 pacientë në Shqipëri, derisa 528 pacientë u shëruan. Kosova në këtë periudhë regjistroi 351 pacientë të shëruar, kurse 7 pacientë ndërruan jetë.

Raste aktive në Shqipëri janë 23 512, ndërsa 1066 pacientë deri më tani kanë ndërruar jetë me Kovid-19. Kosova ka 11 307 raste aktive, ndërsa me këtë virus kanë ndërruar jetë 1240 pacientë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button