RMV, filloi shkatërrimi i mbi 12 mijë granatave që u gjetën në Manastir

Në Krivollak sot vazhdoi procesi i asgjësimit të 12,300 granatave të gjetura në Manastir, që vlerësohet se në rast se do të eksplodonin, gjithë qyteti do të rrezikohej, transmeton Portalb.mk.

Raportohet se granatat janë vendosur gjatë ikjes, që mos të shfrytëzohen nga kundërshtarët. Theksohet se kjo është sasia më e madhe e granatave të pashpërthyera në Ballkan, që prej Luftës së parë botërore.

Në vendin e ngjarjes sot ishte Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim e udhëhequr nga Bekim Maksuti, i cili theksoi se ky procesi i asgjësimit të granatave që ka filluar më 15 dhjetor do të zgjasë deri në muajin shkurt.

Granatat e gjetura nga Lufta e pare boterore (foto SDK)

Ndryshe, vetëm në pesë ditët e gërmimit janë nxjerrë 5 mijë granata të kalibrit 75 milimetra, derisa vlerësohet se sasia pritet të arrijë deri 15 mijë.

Në lidhje me kontributin e tyre në zbulimin e një sasie të madhe të granatave afër stadiumit të Manastirit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 25-të vendosi të shpërblejë 7 punonjës të Drejtorisë për mbrojte dhe shpëtim me nga 30 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button