Rajkard i prish mendjen Sneijder-it për në Gallatasaray

Klubi turk ka filluar të mërzitet me vonesën e përgjigjes nga ana e holandezit, i cili gjatë një telefonate me ish-milanistin ka marrë këshilla për një prapakthehu…

Uezli Shnejder nuk i është përgjigjur ultimatumit të Galatasarajit që ishte caktuar për mbrëmjen e ditës së hënë. Klubi turk, që prej disa ditësh i ka bërë një ofertë Interit dhe lojtari holandez, është lodhur nga pritja. Një drejtues i Galatasarajit, Semih Haznedaroglu, ka qartësuar çështjen: “Nuk mund ta detyrojmë të vijë nëse ai nuk dëshiron: ndoshta preferon të luajë në Premier.

Pritja megjithatë po zgjat shumë dhe ndoshta do të gjejmë një alternativë”. Ndoshta. Klubi i Stambollit, në fakt, shpreson gjithmonë që Uez të bëhet pjesë e projektit: “Duhet të na kthejë një përgjigje sa më shpejt sepse ne kemi bërë maksimumin. Ndoshta do të përgjigjet sot, por kjo pritje e gjatë nuk më pëlqen. Edhe me Kakà ka shkuar njëlloj: provuan gjithçka por pa sukses”.

Shnejder, i nxitur nga vetë Morati për të marrë një vendim sa më shpejt, nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Është i joshur nga oferta ekonomike e Galatasarajit, më pak nga prestigji i kampionatit turk. Pra, për të bërë gati valixhet, do të donte stimujt të tjerë. Jolante ka thënë se “dikush po bën lojë të pisët” por përgjegjësitë për t’u pranuar, në gjithë këtë çështje, janë të shumta.

Një pjesë e fajit, sipas shtypit turk, i përket edhe Frenk Rajkardit, holandez si Shnejder dhe ish-trjaner i Galatasarajit (nga qershori 2009 deri në tetor 2010). Uez, në një telefonatë, mendohet ta ketë pyetur rreth klubit turk dhe përgjigjet nuk duket të kenë  qenë ngushëlluese. Sipas shtypit turk, Rajkard ka folur për vonesa në pagesa dhe mungesë profesionalizmi nga lojtarët. Një nyje më shumë që, nëse konfirmohet, do të ndërlikonte akoma më shumë të ardhmen e lojtarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button