Zaev vizitoi Komunën e Pustecit: Qeveria do të dhurojë 30.000 euro për shkollën fillore dhe të mesme “Mitre Kolefski dhe Trajan Gjorgijovski”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, sot, gjatë vizitës së Komunës së Pustecit, Prespa e Vogël në Shqipëri, bashkë me nikoqirët e tyre Vasil Sterjoski, deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga partia e Aleancës Maqedonase për Integrim Evropian (AMIE) dhe kryetari i Komunës, Pali Kolefski e vizituan shkollën e përbashkët fillore dhe të mesme “Mitre Kolevski dhe Trajan Gjorgijovski”, ku u konfirmua donacioni të cilin Kryeministri Zaev e siguroi përmes kompanive maqedonase për mbështetje të rregullimit infrastrukturor të oborrit shkollor dhe oborrit të kopshtit. Sot u realizuan 15.000 prej gjithsej 30.000 sa është donacione. Mjetet e tjera do të donohen në shkurt të vitit 2021, transmeton Portalb.mk.

“Kjo shkollë e fillore dhe e mesme e përbashkët është rinovuar me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut si rezultat i konkluzave të mbledhjes së përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë që u mbajt në Pogradec në vitin 2018. Realizimi i kësaj iniciative erdh nga vullneti i mirë nga Qeveria e Tiranës e cila pranoi në rikonstruimin e 33 shkollave fillore dhe të mesme në Shqipëri të përfshihet edhe shkolla e përbashkët fillore dhe e mesme në Pustec, në të cilën mësimi realizohet në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe”, tha Kryeministri Zaev.

Zoran Zaev, Pustec

Ai shprehu bindje se angazhimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut janë në drejtim të ndihmës në shumë segmente nga jeta e përditshme të banorëve të këtij vendi, duke filluar nga procesi i arsimit e deri te çështjet nga sfera komunale, për të cilat biseduan edhe sot me kryetarin e Komunës, Kolefski.

“Me mbështetjen e Qeverisë dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, do ta nxisim dhe mbështesim bashkëpunimin e drejtpërdrejtë të shoqatave maqedonase në Shqipëri dhe të kuadrit arsimor në gjuhën maqedonase në shkollat e Prespës së Vogël me Institutin për Gjuhën Maqedonase Krste Petkov Misirkov, me Këshillin për Gjuhën Maqedonase, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Maqedonase dhe me Fakultetin Filologjik në Universitetin e Manastirit për organizimin e seminareve dhe trajnimeve për arsimtarët të cilët ligjërojnë lëndë në gjuhën maqedonase”, tha Zaev

Kryeministri Zaev paralajmëroi fillimin e procedurës për hapjen e Konsullatës së Nderit në Korçë, gjatë vitit 2021, duke theksuar se kjo do të jetë shumë e rëndësishme dhe do të paraqet lidhje të re me domethënie të shumëfishtë për maqedonasit të cilët jetojnë në këtë pjesë të Republikës së Shqipërisë.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska paralajmëroi nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë në pjesën e arsimit.

“Me Qeverinë e Shqipërisë bashkërisht do të punojmë në avancimin e kushteve në dy shkollat fillore dhe një të mesme në Pustec, si dhe në avancimin e përgjithshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat e arsimit”, tha Carovska.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Evis Kushi ka shprehur vendosmërinë që nxënësve të minoriteteve kombëtare t’u ofrohen kushte sa më optimale, si në gjuhën shqipe ashtu edhe në gjuhën e tyre amtare, bazuar në legjislacionin kombëtar dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve.

“Konkretisht, kemi përmirësuar kurrikulat me bazë kompetencat edhe për nxënësit e minoriteteve kombëtare, sikurse edhe i kemi përfshirë ata në skemën mbështetëse të librave falas deri në klasën e nëntë”, deklaroi ajo.

Zoran Zaev, Pustec

Kryeministri Zaev në kuadër të kësaj vizite realizoi takim edhe me deputetin Vasill Sterjovski dhe kryetarin e Komunës së Pustecit Pali Kolefski, ku u theksua përcaktimi i Maqedonisë së Veriut për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë me Republikën e Shqipërisë përmes hapjes së dialogut politik konstruktiv, si mundësi më e pranueshme për ndërtimin e raporteve të mira ndërfqinjësore dhe një të ardhme me prosperitet dhe realizimin e vizionit të përbashkët për prosperitet dhe rajon të lidhur mes vete, të integruar në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button