Rajoni i Shkupit krijon më shumë mbeturina komunale, por është i vetmi i cili ka deponi me standarde (Infografik)

Në rajonin e planifikimit të Shkupit krijohen më së shumti mbeturina komunale, por edhe pjesa më e madhe e saj është e regjistruar si e mbledhur. Njëkohësisht, në këtë rajon, ekziston deponia e vetme me standarde në vendin tonë “Drislla”, e cila posedon leje të integruar ekologjike “A” dhe është e vetmja deponi në vend ku deponimi i mbeturinave kryhet të paktën sipas minimumit të standardeve evropiane, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave dhe të draft-planit të ri nacional për menaxhim me mbeturinat për periudhën 2020-2030, tregojnë se për momentin janë aktive 43 deponi komunale, të cilat nuk kanë standarde dhe për ato nuk janë dhënë kurrfarë leje të integruara ekologjike për funksionimin e tyre. Këto deponi janë të lokalizuara në mbi gjysmën e komunave të Maqedonisë së Veriut dhe paraqesin rrezik për mjedisin jetësor, a me ndërtimin e deponive rajonale, të njëjtat duhet të mbyllen. Dokuenti strategjik parashikon që këto deponi rajonale të ndërtohen në dekadën e ardhshme në vendin tonë.

Megjithatë, të dhënat statistikore në Raportin “Regjionet në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2020” tregojnë se më shumti mbeturina, por edhe që nuk mblidhen, krijojnë këto rajone ku në periudhën e kaluar ka ekzistuar edhe rezistencë më e madhe nga ndërtimi i deponive rajonale. Kështu që, në Rajonin e Planifikimit Jugperëndimor janë krijuar 162.000 tonë mbeturina komunale, edhe vetëm për 6.000 tonë më pak në krahasim me rajonin e Shkupit. Megjithatë, në kryeqytet dhe komunat e saj janë mbledhur 165.000 tonë mbeturina, derisa si të krijuara a që nuk janë mbledhur kanë qenë vetëm 3.000 tonë.

Për dallim prej kësaj, në rajonin Jugperëndimor në vitin 2019-të janë mbledhur vetëm 43.000 tonë mbeturina komunale, ndërkaq nuk është e qartë se ku kanë mbaruar mbeturinat tjera komunale. Mu në këtë rajon, Komuna Debërc vitin e kaluar ka arritur ta ndajë betejën kundër shtetit, dhe ta ndalojë ndërtimin e planifikuar të deponisë rajonale për rajonin Jugperëndimor në territor të kësaj komune.

Të dhënat statistikore tregojnë se rajonet e Pellagonisë dhe Pollogut janë dy rajonet të cilat gjithashtu krijojnë sasi të madhe të mbeturinave, a deri në ditë të sotme nuk është ndërtuar deponi rajonale për trajtimin e tyre modern. Kështu që, në rajonin e Pellagonisë vjet janë krijuar 139.000 tonë mbeturina komunale, prej të cilave janë mbledhur 112.000 tonë. Në rajonin e Pollogut janë krijuar 135.000 tonë mbeturina komunale, a janë mbledhur 89.000 tonë.

Ndryshe, për zvarritjen e ndërtimit të deponive rajonale ka pasur kritika të vazhdueshme edhe nga Komisioni Evropian. Sa për krahasim, madje edhe disa vende të Ballkanit Perëndimor që ishin prapa nesh, në këtë dekadë na arritën duke vendosu sistem rajonal për trajtimin e mbeturinave. Për shembull, Serbia nga 29 deponi rajonale që duhej të ndërtojë në vend, deri në vitin e kaluar ka ndërtuar 10.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button