Dimitrov-Varheji: Përpjekje që vaksinat për Ballkanin Perëndimor të arrijnë së bashku me vaksinat për BE-në

Euro-komisioneri Oliver Varheji informoi se Komisioni Evropian po bën përpjekje që vaksinat kundër KOVID-19 të arrijnë në vendet e Ballkanit Perëndimor paralelisht me shpërndarjen e tyre në vendet anëtare të BE-së. Ai theksoi se për nevojat specifike të secilit nga vendet e rajonit, do të sigurohet edhe mbështetja e përshtatshme nga ana e Unionit, njofton Portalb.mk.

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov deklaroi se në periudhë kur sigurimi i vaksinës paraqet prioritet kryesor, kjo iniciativë e Bashkimit Evropian është e një rëndësie të veçantë. Fakti që këto vaksina do të jenë të parat të cilat Maqedonia e Veriut do t’i ketë në dispozicion është sinjal i qartë që Ballkani Perëndimor është pjesë e domosdoshme e politikave dhe solidaritetit të Unionit, në moment ku ajo është më e nevojshme.

 “Në mënyrë aktive punohet në Planin për vaksinim i bazuar në rekomandimet e BE-së e cila në bazë të më shumë kritereve do ti definojë grupet prioritare. Finalizohet analiza e grupeve prioritare dhe vlerësohet numri i pacientëve të cilët do të vaksinohen të parët. Ky plan do të ndahet edhe me Euro-komisionerin Varheji në ditët në vijim”, theksoi Dimitrov..

Këto biseda Dimitrov i zhviloi këtë mëngjes në mbledhje me Euro-Komisionerin për zgjerim Oliver Varheji, në të cilën së bashku me kolegët e rajonit shkëmbyen informacione për gjendjen dhe gatishmërinë e sigurimit të vaksinave kundër KOVID-19, si dhe për planet për realizimin e vaksinimit të grupeve prioritare.

Nikola Dimitrov në takim informoi komisionarin Varheji edhe për gatishmërinë e sistemit shëndetësor për testim dhe zbatimin e imunizimit me vaksinat kundër KOVID-19.

Ndryshe, javët që lam pas është paguar paradhënie për vaksinën kundër Kovid 19, me çka është siguruar garanci bankare se do të paguhet shuma e plotë për blerjen e 833,000 vaksinave, për rreth 400,000 qytetarë. Përveç përmes mekanizmit Kovaks, është vendosur kontakti i drejtpërdrejtë me Pfizer dhe AstraZeneka. Mekanizmi i tretë është përmes Bashkimit Evropian, i cili ka porositur 200 milion vaksina për vendet anëtare dhe 100 milion doza shtesë për vendet evropiane jashtë unionit.

Vendi ynë aplikon për 800,000 doza, nga këto 100 milion doza. Vaksina do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Marrja ose jo e vaksinës kundër Kovid-19 do të jetë në dorë të qytetarëve të vendosin, gjegjësisht, vaksina nuk do të jetë e detyrueshme. Ndërsa të parët që do të vaksinohen do të jenë punëtorët shëndetësorë, të sëmurët kronik dhe personat më të moshuar se 65-vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button