RMV, po pastrohen kanalet ujitëse në rajonin e Strugës

Ekonomia e Ujërave të RMV-së, dega “Drini i Zi” – Ohër, këto ditë po punon për pastrimin e kanaleve ujitëse në tokën bujqësore në rajonin e Strugës. Aktualisht po pastrohet kanali Muluzija dhe kanali nga fshati Misleshevë deri në lumin Drini i Zi, në gjatësi prej 1,600 metrash, njofton Portalb.mk.

Deri më tani nga kanalet janë hequr rreth 4800 metra kub sediment.

Dy vjet më parë, disa vendbanime mbetën nën ujë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe borës. Ky problem në Strugë është i vjetër me dekada, pasi disa nga shtëpitë janë ndërtuar nën nivelin e ujit të liqenit..

Prandaj, para fillimit të sezonit të reshjeve, po veprohet në pastrimin e rrjetit të kanaleve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button