Shkup, në 24 orë 43 të hospitalizuar, gjithsej 477 pacientë Kovid po trajtohen në kryeqytet

Në 24 orët e kaluara, janë hospitalizuar 43 pacientë të rinj në kovid-qendrat e Shkupit për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 477 persona të dyshuar dhe pozitiv me KOVID-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, njofton Portalb.mk.
“Në 24 orëshin e kaluar, në klinikat interne u pranuan gjithes 19 pacientë, edhe atë dy u hospitalizuan në klinikën eNefrologjisë, gjashtë në kovid-qendrën e klinikës për Neurologji, dy në Institutin TBC, katër pacientë në klinikën për dermatovenerologji dhe një në klinikën e Syve. Në klinikën ORL janë pranuar tre pacientë të sëmurë, ndërsa në qendrën kovid të klinikës për Gastroenterohepatologji është pranuar një pacientë. Në qendrën kovid të spitalit 8 Shtatori janë pranuar 13 pacientë të rinjë. Në klinikën Infektive gjatë ditës së djeshme janë hospitalizuar 11 të sëmurë”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e kaluara, 42 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.
Për momentin, siç informojnë nga kjo Ministri, 22 pacientë po trajtohen në qendrën kovid të Klinikës së Lëkurës, në Klinikën për Neurologji 30 pacientë dhe në Institutin e TBC janë pranuar gjithsej 50 pacientë me simptoma të koronavirusit, në qendrën kovid në Klinikën për Nefrologji aktualisht ka 22 pacientë, në Klinikën e Syve 17 pacientë dhe në ORL 27 pacientë. Në Klinikën Gastroenterohepatologjike qëndrojnë 24 pacientë.
Në spitalin 8 Shtatori gjithsej ka 105 pacientë, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive qëndrojnë 144 pacientë , ndërsa në Institutin për fëmijë të sëmundjeve të mushkërive Kozle ka 36 pacientë .

Një pjesë e madhe e 477 pacientëve të konfirmuar dhe të dyshuar për KOVID-19 që po trajtohen në repartin e sëmundjeve infektive në spitalet e kryeqytetit janë në mbështetje të oksigjenit.

Përkundër numrit të madh të pranimeve gjatë ditës së djeshme, thonë nga ministria, deri në orën tetë të mëngjesit të sotëm kishte rreth 40 shtretër të lirë, ndërsa pritet që gjatë ditës pas raporteve të pacientëve të lëshuar, të lirohen shtretër të lirë shtesë edhe në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe spitalin 8 Shtatori

Të gjitha repartet infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit.

Ndryshe dje betejën me koronavirusin e humbën 31 pacientë dhe 657 persona rezultuan pozitiv, ndërsa u shëruan 920 pacientë. Shifrat  të infektuarve dolën nga  2.347 teste të bëra në 24 orëshin e ditës së djeshme.

Nga fillimi i pandemisë deri dje janë testuar gjithsej 370.848 persona, prej tyre 76,251 kanë rezultuar pozitiv ndërsa 52,413 janë shëruar, aktualisht ka 21,613 raste aktive me Kovid-19 ndërsa gjithsej 2225 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit korona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button