Kanita Suma: Besoni në ëndrrat e juaja dhe luftoni për ti bërë realitet

E intervistuara e radhës nga Portalb është këngëtarja nga qyteti i Shkupit tashmë e njohur për të gjithë, Kanita Suma. E paraqitur në skenë që në moshë të vegjëlisë, Kanita arriti të prek majat e suksesit. Ajo përcolli te të rinjtë mesazhin që të besojnë në ëndrrat e tyre dhe të luftojnë për t’i bërë realitet, që mesa duket këtë mesazh ia ka përcjellë dhe vetes vazhdimisht sepse ajo ka ndjekur ëndrrën e saj. Këtë vit kam përgatitur shumë këngë por, pandemia ka bërë që të mendojmë për një moment të dytë lansimin e tyre theksoi ajo në këtë intervistë. Ndërsa, Kanita përveç muzikës dhe këndimit momentalisht ndjek dhe studimet e saj në drejtimin e menaxhmentit.

Kanita Suma, këngëtare.

Ju keni marrë pjesë në festivale të ndryshme, në cilin prej këtyre festivaleve keni përjetuar një eksperiencë më të bukur?
Festivalet gjithmonë te japin eksperienca te bukura nuk mund t’i veçoj se ato te formojnë si këngëtare gjatë rrugës më të mirat dhe të këqijat e tyre.

Sipas jush, Maqedonia e Veriut a është një vend ku vlerësohet muzika dhe arti sa duhet ?
Në këto momente nuk besoj …në vitet më përpara kam dëgjuar që ka qenë më ndryshe.


Prej këngëve të tua cilën do e veçoje më shumë dhe cila mendon se ka qenë më e veçuara nga publiku?

Besoj që kënga “S’jemi ne”.

 

Kanita Suma, këngëtare.

Si ka ndikuar pandemia e Covid-19 për ju, si në muzikë ashtu dhe në studime?
Normalisht që ka ndikuar, si tek unë dhe shumë këngëtarë të tjerë. Kam përgatitur shumë këngë por, pandemia ka bërë që të mendojmë për një moment të dytë lansimin e tyre. Për sa i përket studimeve ka bërë që t’i vazhdojmë online, këtë vit jam në vitin e parë në universitetin “Megjunaroden Slavijanski” në degën e menaxhmentit.

Sa këngë keni sjell ju këtë vit, cilat janë ato dhe a priten këngë të reja solo apo bashkëpunime nga ju?
Kemi sjellë diku 3 këngë do ketë dhe bashkëpunim, por s’e zbuloj dot.

Me çfarë mesazhi do ju ishit drejtuar të rinjve në këtë intervistë?
Të besojnë gjithmonë në ëndrrat e tyre dhe të luftojnë për ti bërë realitet.

Ndryshe, Kanita Suma ka filluar rrugëtimin e saj në sferën e muzikës që në moshë të vegjëlisë, pikërisht me pjesëmarrjen e saj në talent shown X Factor Albania, ku u radhit e katërta me fitore. Që asaj kohe Kanita ka vazhduar gjithnjë duke korrë suksese më të mëdha. Ajo deri tani ka arritur të publikoj edhe shumë këngë të saja që pëlqehen jashtëzakonisht nga publiku dhe që dëgjohen në mbarë botën.

Ndërkaq, kënga e saj e preferuar ishte kënga e titulluar “S’jemi ne” me të cilën këngë ka marrë pjesë në festivalin “Kënga Magjike”. Në vazhdim ju mund ta dëgjoni këtë këngë.

Intervista të tjera të realizuara nga Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button