Republika Çeke dhe Sllovakia i vendosin “veto” propozimeve të Gjermanisë, nuk pranojnë termin “keqinterpretim i historisë”

Republika Çeke dhe Sllovakia kanë përshëndetur përpjekjet e Gjermanisë në zgjerimin e BE-së, megjithatë, përmes një kumtese informojnë se nuk mund të pranojnë me propozimet e Gjermanisë. Si problem kryesor e kanë fjalinë “keqinterpretim i historisë”. Këta shtete në një kumtesë të përbashkët shprehen se nuk do të lejojnë që BE-ja të gjykoje dikë për historinë, mënyrën si identifikohen ata dhe gjuhën që e përdorin, shkruan Portalb.mk.

Këta dy shtete përshëndetën përpjekjet e Gjermanisëprocesin e zgjerimit të BE-së, thanë se nuk duan të nënshkruajnë një dokument i cili përmban nocionin e falsifikimit të historisë, për shkak se sipas tyre, kjo do të ndërlikonte procesin e zgjerimit të BE-së.

“Duke pasur parasysh rolin kyç të këtij dokumenti dhe pas një shqyrtimi të kujdesshëm, ne e kishim të pamundur të jepnim pëlqimin tonë në draftin e paraqitur për miratim sot. Ai tekst i cili përmbante elemente duke përfshirë nocionin e falsifikimit të historisë në pikëpamjen tonë do të ishte shumë i dëmshëm në procesin e zgjerimit dhe do të sillte komplikime të mëtejshme gjatë këtij rrugëtimi të zgjerimit” shkruan në kumtesë.

Sllovakia dhe Çekiakumtesën e tyre të përbashkët shprehen se nuk duan të lejojnë që BE-ja të jetë gjykuese për historinë, mënyrën e identifikimit dhe gjuhën e një shteti, kështu duke aluduar në mosmarrëveshjen mes Bullgarisë dhe RMV-së.

“Qëllimi kryesor është dhe ngelet miratimi i kornizës negociuese sa më shpejtë që është e mundur dhe ne besojmë pas shqyrtimit tonë se teksti aktual do të komplikonte procedurën. Ne jemi të bindur se një zgjidhje mund të gjendet e cila do të përmbushte kërkesat e kolegëve tanë pa pasur nevojë për implikime të thella për qasjen e BE-së.

Ne nuk do të lejojmë që BE-ja të jetë gjykuese për historinë tonë të përbashkët, si identifikohemi ne apo gjuhën që e përdorim. Këto problematika i përkasin palëve të përfshira dhe ne jemi këtu për të i përkrahur ata me përvojën tonë” shkruan në kumtesë.

Ata këtë kumtesë e përfundojnë duke thënë se ndjehen “jashtëzakonisht të zhgënjyera që kornizat negociuese të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk janë miratuar”.

REL: Sllovakia, Çekia dhe Austria vlerësojnë se BE i bën shumë lëshime Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut

Konkludimet e BE-së për Ballkanin Perëndimor nuk u miratuan as sot, pasi Sllovakia, Austria dhe Çekia janë revoltuar se BE i bën lëshime Bullgarisë, raporton Radio Evropa e Lirë, duke u thirrur në burime diplomatike. Këto konkludime janë miratuar në mënyrë të rregullt deri më tani në nivel ministror, por në mbledhjen e fundit të 8 dhjetorit të këtij viti kjo gjë nuk ndodhi, pasi i bllokoi Bullgaria.

Presidenca gjermane duhet të gjente formulim të pranueshëm për të mundësuar miratim eventual të konkludimeve, por siç thanë burime diplomatike për REL, kjo çështje është hequr tërësisht nga agjenda, pasi sot disa vende kanë pasur ankesa për gjuhën e përdorur në kapitullin që ka të bëjë me raportet fqinjësore.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së mbrëmë kanë harmonizuar tekstin përfundimtar, por një pjesë e vendeve anëtare të BE-së vlerësojnë se përfshirja e “kontekstit historik” në dokumentin zyrtar të BE-së krijon precedent.

Sipas burimeve të REL, Sllovakia me mbështetje të Çekisë dhe Austrisë, vlerësojnë se “i bëhen shumë lëshime Bullgarisë” në tekstin e dokumentit përfundimtar të konkludimeve.

Në tekstin përfundimtar theksohet se është e domosdoshme të implementohet Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për Miqësi, Fqinjësi të mirë dhe Bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë tensionuar raportet muajve të fundit, për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito. Paraprakisht, në një dokument gjashtë faqe, me arsyetime të gjata historike për “ideologji shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria u dërgoi memorandum sqarues vendeve anëtare të BE-së në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Unionin.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button