Qasja jonë kundrejt virusit korona ishte e gabuar, tha mbreti i Suedisë, Carl Gustav

Mbreti i 40 i Suedisë Carl Gustav, e përshkroi vitin 2020 si një vit i tmerrshëm dhe shtoi se bota dlshtoi në krijimin e një strategjie kundrejt virusit korona, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Suedia zgjodhi ti qaset ndryshe situatës me virusin korona në dallim me vendet tjera në botë, ata në asnjë moment nuk vendosën karantinë dhe masa të tjera restriktive, edhe pse regjistroi thuajse 350 mijë raste të të infektuarve dhe mbi 7,800 të vdekur nga Kovid-19, nga të cilët 90% në shtëpitë e të moshuarve.

“Unë mendoj se kemi dështuar. Kemi një numër të madh të të vdekurve dhe kjo është e tmerrshme. Njerëzit në Suedi kanë vuajtur shumë. Mund vetëm ta paramendoj familjet të cilët nuk kanë pasur mundësi të përshëndeten me familjarët e tyre që kanë ndërruar jetë. Kjo është një traumë e rëndë” tha mbreti 74 vjeçar.

Në vend që të vendose masa, Qeveria e Suedisë vetëm i bëri thirrje qytetarëve të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe dolën me propozime, mosrespektimi i të cilave nuk dënohej. Arkitekti i kësaj qasje, Andres Tegnel, vazhdon të ketë përkrahjen e qytetarëve.

Me ardhjen e valës së dytë, Suedia ndaloi shitjen e alkoolit pas orës 22:00, i limitoi grumbullimet publike në 8 persona dhe kaloi shkollat e mesme në sistemin përmes internetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button