fbpx

Është gënjeshtër që Glaxo zotëron Pfizer dhe laboratorin në Vuhan

Një postim në Fejsbuk jep një informacion të pavërtetë që GlaxoSmithKline, një nga korporatat më të mëdha në botë në industrinë kërkimore farmaceutike dhe shëndetin e njeriut, përmes një kompanie tjetër, Pfizer, zotëron Laboratorin Biokimik Kinez Vuhan, e cila lidhet pa fakte me burimin e virusit korona, shkruan Vërtetmatës, transmeton Portalb.mk.

Një postim në Facebook në gjuhën maqedonase thotë se një nga gjashtë korporatat më të mëdha që lidhen me farmacinë dhe industrinë farmaceutike, GlaxoSmithKline, zotëron një laborator kinez në qytetin e Wuhan, gjë që pas verifikimit të fakteve doli të jetë një gënjeshtër.

Në njoftim thuhet se pronësia bazohet në pronësinë e disa ndërmarrjeve dhe laboratorëve të tjerë që Glaxo i fitoi përmes blerjeve, duke përfshirë “të pashmangshmit” Xhorxh Soros dhe Bill Gejts:

“Laboratori Biologjik Kinez në Vuhan është në pronësi të Glaxo, i cili rastësisht ka nën pronësi Pfizer (prodhuesin e vaksinave), administron financat e BlackRock, dhe ky i fundit financohet nga Fondacioni i Hapur (Soros) !!!
Ky i shërben rastësisht AXA-s franceze, dhe rastësisht zotëron kompaninë gjermane Winterthur, dhe kjo rastësisht ndërtoi laboratorin kinez në Vuhan !!!
Ai aksidentalisht bleu Allianz gjerman, dhe për aksionar ka Vanguard!
Aksionari BlackRock që kontrollon bankat qendrore dhe administron afërsisht një të tretën e kapitalit global të investimeve dhe i cili përndryshe është një aksionar kryesor i Microsoft në pronësi të Bill Gejts, i cili nga ana tjetër është një aksionar në Pfizer,  sponsori kryesor i OBSH-së! !!!
Çfare rastësie!”

GËNJESHTA PËR KOMPANITË E PËRMENDURA 

Verifikuesit e fakteve filluan direkt në faqet e internetit të kompanive. Në ueb-faqjen e GlaxoSmithKline (Glaxo) nuk mund të gjendet askund, as nuk përmendet emri i laboratorit në Wuhan. As në raportet vjetore për vitin 2019 apo raportet tremujore për këtë vit.

Së dyti, shumë e rëndësishme – Glaxo nuk zotëron Pfizer, një nga kompanitë që ka zhvilluar tashmë vaksinën e koronavirusit. Ekziston një ndërmarrje e përbashkët dhe një kompani e përbashkët midis Glaxo dhe Pfizer në 2019 – Consumer Healthcare Joint Venture, e cila është prodhuesja më e madh në botë e pastës së dhëmbëve Sensodin dhe ilaçeve të tilla si Voltaren, Panadol dhe të tjerët.

Pfizer dhe Glaxo filluan të punojnë së bashku në vitin 2009, kur së bashku me kompaninë japoneze Shionogi, ata formuan një kompani për prodhimin e barnave kundër HIV të quajtur ViiV Healthcare, e cila sot është prodhuesi më i madh i mbi 17 barnave për trajtimin e AIDS ose të infektuarëve me HIV.

Kompania Pfizer është një kompani shumëkombëshe Amerikane e cila, sipas revistës Fortune në 2018 ishte ndërmarrja e 57 më e madhe nga 500 kompanitë më të mëdhatë në SHBA, sipas të ardhurave totale në vit. Aksionarët më të mëdhenjë financiar të Pfizer sot janë Grupi Vanguard me më shumë se 8% të aksioneve dhe kompania e lidhur me Soros, Blackrock me 7.7% të aksioneve, si dhe disa të tjera, por diku pak më tepër se 30%. Të tjerët janë aksionarë të vegjël.

INSTITUTI NË VUHAN ËSHTË SHTETËROR 

Instituti i virologjisë në Vuhan është në pronësi të Republikës Popullore të Kinës. Ai është instituti i parë në Kinë që ka një laborator kërkimor me certifikatë sigurie 4, dhe Instituti menaxhohet drejtpërdrejt nga Akademia e Shkencave të Natyrës e R. P. e Kinës

Filloi të ndërtohet në 2011, intensivisht që nga viti 2014, dhe u porosit në 2018, dhe është i pari nga disa të planifikuar nga Kina. E vërteta është se ka bashkëpunim të ngushtë me Laboratorin Kombëtar Galveston në Teksas, Qendrën për Kërkime Ndërkombëtare të Sëmundjeve Infektive në Lion, Francë dhe Laboratorin Kombëtar të Mikrobiologjisë të Kanadasë .

Bashkëpunimi me të gjithë këta partnerë bazohet në marrëveshje ndërshtetërore dhe të marrëveshje të nivelit më të ulët, me qëllimin e vetëm për të marrë Certifikatën e Sigurisë 4 dhe për të thelluar kërkimet në fushën e sëmundjeve infektive.

Gjithashtu. është e vërtetë që në periudhën nga 2014 në 2019, Shtetet e Bashkuara investuan 3.7 milion dollarë në kërkime në virusin korona të lakuriqëve të natës, sepse kinezët ishin në ballë në atë fushë dhe në Shtetet e Bashkuara në atë kohë kishte një ndalim të këtij studimi që nga koha e administratës së Barak Obama në 2011. Faktet në lidhje me këtë investim në pranverën e vitit 2020 u raportuan gjerësisht në mediat amerikane dhe këtu mund të shihni një shembull se si Newsweek e trajton atë.

Edhe ky fakt ka nxitur paraqitjen e teorive të reja të konspiracionit në shoqërinë amerikane dhe në të gjithë botën, por siç shkruan media e respektuar Diplomat, nuk ka asnjë arsye për t’i besuar ato.

Por, sigurisht, edhe më pak mund të besohet në pretendimet në postin që po rishikojmë, sepse jo vetëm “Vërtetmatësi” që po lexoni, por edhe një shërbim tjetër i verifikimit të lajmeve të “News-Today”,  e ka vlerësuar si genjeshter. Pra, është një gënjeshtër që Glaxo zotëron Pfizer dhe rrjedhimisht labaratorin në Vuhan!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button