Kufiri i përbashkët ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, pritet të nënshkruhet më 25 janar

Maqedonia e Veriut dhe Kosovës pritet të zhvillojnë seancë të përbashkët qeveritare më 25 janar të vitit 2021, ashtu si ishte vendosur ne seancën e 26-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portab.mk.

“Po punojmë shumë që më 25 janar të nënshkruhet në mënyrë solemne marrëveshja për një pikë të përbashkët kufitare”, njoftoi zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj Halimi.

Qeveria i angazhoi ministritë që deri më 12 dhjetor të dorëzojnë propozime për çështje të mundshme, tema për diskutim, marrëveshje dhe memorandum që do të jenë në rend të ditës në seancën e përbashkët qeveritare. EN raportoi se pritet të nënshkruhen 20 marrëveshje ndërmjet dy shteteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button