Carovska në Tiranë takoi ministren shqiptare të arsimit dhe deputetin maqedonas

Digjitalizimi i procesit të arsimit, bashkëpunimi në realizimin e programeve të përbashkëta arsimore, raportohet të jenë disa nga temat që u diskutuan ndërmjet Milla Carovskës, ministre e arsimit në Maqedoninë e Veriut dhe homologes shqiptare, Evis Kushi, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë takimit, dakordësuam gjithashtu mbi zbatimin e plotë të marrëveshjes mes dy qeverive në fushën e arsimit dhe shkencës, sikurse ndamë të njëjtat pikëpamje për të thelluar akoma më tej programin tonë të bashkëpunimit në këto dy fusha”, njoftoi Kushi

Raportohet se realizimi i programit të përbashkët për arsimi është vlerësuar si thelbësore.

“Ministret biseduan për përforcimin e bashkëpunimin në fushën e arsimit të lartë. Gjithashtu edhe për mundësinë që e kanë të rinjtë nga komuniteti maqedonas nga Shqipëria për të shfrytëzuar bursa dhe studime në universitetet e RMV-së”, njoftojnë nga Ministria e arsimit dhe shkencës (MASH) në Maqedoninë e Veriut.

Carovska në vizitën zyrtare që e realizoi sot në Shqipëri, zhvilloi takim edhe me deputetin maqedonas të Kuvendit të Shqipërisë, Vasil Sterjovski.

“Për vitin akademik 2020/21 janë shpërndarë gjithsej 20 bursa për studentët nga Republika e Shqipërisë, që janë me prejardhje maqedonase, për të studiuar në institucionet e arsimit të lartë në RMV”, njoftojnë nga MASH-i.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button