Në Kosovë ndërruan jetë 8 pacientë të infektuar me Kovid-19, derisa 15 pacientë në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 787 raste të reja nga realizimi i 2745 testimeve, ndërkohë në Kosovë janë regjistruar 453 raste të reja nga testimi i 1.470 qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

Në këtë periudhë në Shqipëri arritën të shërohen 517 pacientë, ndërsa 15 të tjerë e humbën jetën. Rastet e reja në Shqipëri janë 267 në Tiranë, 43 raste në Berat, 41 raste në Durrës, 40 raste në Shkodër, 38 raste në Vlorë dhe Sarandë, 27 raste në Lushnje, 25 raste në Elbasan, 24 raste në Fier, 23 raste në Korçë, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Krujë, 15 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec, 13 raste në Kurbin, 11 raste në Devoll dhe Librazhd, 10 raste në Gjirokastër dhe Tepelenë, 9 raste në Tropojë, Malësi e Madhe dhe Gramsh, 8 raste në Has, Përmet, Dibër, 7 raste në Mat, 6 raste në Mirditë, 5 raste në Delvinë, 3 raste në Kukës, Peqin, 2 raste në Pukë, Kamëz, Kuçovë, 1 rast në Kolonjë, Skrapar dhe Shijak.

Në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan 483 pacientë të shëruar, ndërsa 8-të ndërruan jetë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 2 raste (68, 63 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Klinë 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (76 vjeç), Shtime 1 rast (61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button